Në Tiranë u zhvillua një protestë në mbështetje të eksponentëve të UÇK që po gjykohen në Hagë. Morën pjesë qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova. Edhe faktori politik si nga Tirana ashtu edhe nga Prishtina ishte i përfaqësuar.
Kishte mbetur pa u paraqitur në këtë protestë vetëm i arrestuari si hajdut Erion Veliaj. Dhe ai më pafytyrësinë që e ka karakterizuar që në ditën e parë që ka fillur punë në bashki shkruan se, “një padrejtësi diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo”.
Mesa duket Veliaj paralelizon padrejtësinë që po i bëhet nga Rama atij me atë që po i bëhet Thaçit nga Gjykata Speciale.
Mesazhi:
Një padrejtësi diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo!
Për mikun tim e të Tiranës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të gjithë sot në sheshin Skënderbej!
Jam aty me mendje dhe me zemër me të gjithë ju!
© SYRI.net