Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

‘Shqipëria ‘kampione’ e varfërisë’, Teliti: Pasojë e keqqeverisjes dhe abuzimit me paratë publike!

‘Shqipëria ‘kampione’ e varfërisë’, Teliti: Pasojë e keqqeverisjes dhe abuzimit me paratë publike!

16:11, 17/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për Koordinatorin e Programit Ekonomik në PD, Dorian Teliti, Shqipëria mbetet ‘kampione’ e varfërisë, ndërsa ata që përpiqen të tregojnë të kundërtën, thjesht sa bëjnë propagandë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Teliti thekson se referuar të dhënave më të fundit të INSTAT, 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

E gjithë kjo situatë, sipas Telitit është pasojë e keqqeverisjes, e mungesës së vizionit dhe abuzimit me paratë publike.

Statusi

SHQIPËRIA "KAMPIONE" E VARFËRISË, CDO GJË TJETËR THJESHT PROPAGANDË.

Sipas të dhënave më të fundit të Instat, 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

Në veri të vendit, situata është edhe më dramatike, pasi gati gjysma e familjeve nuk arrijnë të përballojnë nevojat bazike. Kjo nuk është thjesht statistikë, por realiteti i hidhur që çdo ditë e më shumë po boshatis Shqipërinë.

Varfëria, pabarazia dhe mungesa e shpresës nuk janë cështje "fati", por pasojë e keqqeverisjes, e mungesës së vizionit dhe abuzimit me paratë publike.

Ndërsa disa pasurohen padrejtësisht, shumica e qytetarëve jetojnë në ankth për faturat, ushqimin, arsimimin, shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Shqipëria nuk e meriton këtë gjendje varfërie, përkundrazi.

Nevojitet ndryshim rrënjësor, nevojitet një shtet që punon për qytetarët e jo kundër tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco