Në një samit biznesi me investitorët turq, ministrja Belinda Balluku ka shkaktuar sërish habi, këtë herë si konsumatore telenovelash, pasi lavdëron periudhën e pushtimit osman të Shqipërisë, zëvendësja e Edi Ramës, duke u përpjekur të fitojë simpatinë e të pranishmëve me tone të çuditshme për një përfaqësuese qeveritare ka treguar se ka parë të gjitha serialet turke.
Për të qenë “më e afërt” me audiencën, Balluku deklaroi se është një ndjekëse e rregullt e telenovelave turke – një detaj që, më shumë se sa të përcjellë miqësi kulturore, ngre pikëpyetje mbi seriozitetin dhe përfaqësimin institucional në një aktivitet të këtij niveli. Dhe ajo që është më e çuditshme është kohë, ku e gjen kohën zëvendëskryeministrja kohën mes gjithë atyre punëve të shohë edhe telenovela, të cilat nuk të marrin pak kohë në 24 orë.
Fjala e Ballukut:
“Më kujtohet një blog i cili tregonte se disa prej aktorëve më të famshëm në Turqi janë pjesë e atij komuniteti prej gati 5 milionë qytetarësh që kanë një prejardhje apo origjinë nga toka shqiptare.
I kemi të gjitha mundësitë që Ezeli i ri, Bihteri e pikëlluar në kërkim të pasionit të humbur apo shokët e Sulejmanit të Madhërishëm të flasin shqip.
I nderuar zëvendës president, të siguroj që të gjithë shqiptarët që ndodhen në këtë sallë kanë parë serialin e Sulejmanit të Madhërishëm pa humbur as edhe një seri, por jo vetëm atë, edhe Kosemin, edhe të gjithë të tjerët, dhe e kam bërë edhe unë që ta dini. Ka qenë një nga pjesët më të bukura të argëtimit sepse më mësonte historinë për më tepër.”- tha Balluku në Samitin e biznesit Shqipëri – Turqi.
© SYRI.net