Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e cilësuar si një “kurth politik” për të shmangur debatet në Kuvend.
Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se riformulimi i nocioneve për debat është një mënyrë për të shmangur diskutimin për çështje që kanë tronditur opinionin publik, si skandali i Onkologjikut, afera “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit.
“Kundërshtova kurthin e Ballës për riformulimin e një nocioni për debat që lidhet me një skandal që ka prekur qytetarët më të pambrojtur – ata me sëmundje të rënda – për shkak të mungesës së ilaçeve në spitalin Onkologjik”, tha Blushi, duke akuzuar ish-ministren e Shëndetësisë dhe kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirlliun, si përgjegjëse për situatën.
Ai shtoi se mazhoranca ka refuzuar propozimin e opozitës për hetimin e aferës “McGonigal”, e cila sipas tij po bllokohet për shkak të ndikimit politik mbi institucionet e drejtësisë. “SPAK është kapur për fyti nga Edi Rama dhe për këtë arsye nuk ka guxim të hetojë skandalet që përfshijnë qeverinë”, deklaroi Blushi.
Duke e cilësuar “kriminale” përpjekjen për të mbuluar aferat përmes marrëveshjeve politike dhe farsave elektorale, ai theksoi se PD dhe PL nuk do të pranojnë ndryshime në kërkesat e tyre parlamentare. “Këto kërkesa lidhen drejtpërdrejt me të drejtat më bazike të qytetarëve dhe me nevojën për hetim të aferave monstruoze që kanë deformuar vullnetin e popullit në zgjedhje”, u shpreh ai.
Më tej, Blushi denoncoi një tjetër rast të konfliktit të interesit, duke thënë se “drejtuesi i Radio Televizionit Shqiptar është njëherazi edhe këshilltar i Kryetarit të Kuvendit”, gjë që sipas tij tregon kapjen e plotë të institucioneve publike nga pushteti politik.
Blushi:
Kundërshtova kurthi i Ballës për riformulimin e një nocioni për debat. Dhe që lidhet me skandalin që e shoqëron trajtimin për një çështje që ka tronditur mbarë opinionin publik dhe që trajton mënyrë se si qytetarët me kancer dhe faktin që prej vitesh ilaçet mungojnë në spitalin Onkologik. Kjo përpjekjet për shmangur debatin.
Nëse ka një person sot përgjegjës për skandalin në Onkologjik ajo është Ogerta Manastirlliu, kandidatja e Rilindjes për Bashkinë e Tiranës.
U refuzua propozimi i të gjitha grupeve parlamentare të opozitës të lidhura me hetimin për një nga aferat të ndërkombëtarizuar nga Edi Rama, të ish drejtuesit të lartë ë FBI-së Charls MccGonigal, një aferë e cila për fat të keq po bllokohet për shkak se institucionet me ndjekje penale me vendosjen e drejtësisë në vend është kapur për fyti nga Rama dhe i referohem SPAK-ut.
Është për të ardhur keq përpjekja kriminale për të mbuluar nëpërmjet marrëveshjeve farsën elektorale duke u fshehur gjojan pas riformulimin për kërkesën e opozitën. PD dhe PL është e vendosur që këto kërkesa të mos ndryshojnë sepse lidhen drejtpërdrejt sepse lidhet me të drejtat më bazike.
Por mbi të gjitha hetimi njëherë e përgjithmonë të aferave mostruoze siç është rasti i MccGonigal, dhe siç është ai i hetimit i atij terrori elektoral që ndodhi në 11 maj. Dhe që ka prodhuar atë parlament që nuk reflekton vullnetin e qytetarëve por vetëm interesat kriminale dhe mafioze të.
Një tjetër skandal kam mësuar sot se që drejtues i radio televizionit shqiptar publik është njëherazi edhe këshilltar i Kryetarit të parlamentit.
© SYRI.net