Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

SYRI TV/ Eksperti i arsimit: Mësuesia nuk preferohet, nxënësit e mirë nuk zgjedhin

14:07, 17/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rezultatet pozitive të TALIS u përshëndetën nga kryeministri Rama si një arritje që vinte falë përkrahjes së qeverisë, por ekspertët e arsimit ngrenë pikëpyetje në lidhje me mënyrën se si janë plotësuar këto të dhëna në Shqipëri. Mësuesia është një profesion që preferohet gjithnjë e më pak nga të rinjtë, pavarësisht faktit se është një degë e cila paguhet nga shteti.

Rama u shpreh: “Në një anketim ndërkombëtar për mësimdhënie dhe të nxënit, mes 55 sistemeve arsimore në BE, në Europën përtej BE-së, përfshirë dhe vende jashtë BE-së, mësuesit tanë kanë dalë mirë. Patjetër që kjo është merita e tyre, por është edhe një pasqyrë e përpjekjes që kemi bërë së bashku. Dhe besoj se është edhe rezultat i mbështetjes që ne jemi përpjekur t’u japim mësuesve në vazhdimësi, në të gjitha drejtimet. Kjo anketë është një anketë shumë sfiduese, e cila, e thënë në mënyrë të thjeshtë, është si anketa PISA për mësuesit, ndërkohë që PISA është për nxënësit.”

Pyetja + përgjigje: Si ka ndikuar mesatarja e studentëve te cilësia e sistemit të arsimit?

Eksperti i arsimit, Isa Halili, sheh si mundësi për të shpëtuar arsimin reformimin e thellë dhe të plotë, si dhe kthimin e tij në prioritet për vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco