Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se ka vepruar me urdhër politik nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke ndërprerë tre seanca të fundit parlamentare.
Sipas Këlliçit, qëllimi i ndërprerjes së seancave ishte të pamundësohej deputetëve të PD të flisnin për problemet e qytetarëve. “Në seancën e parë, ku diskutohej programi i qeverisë, u ndërpre në mënyrë të njëanshme për herë të parë në 34 vite parlamentarizëm, duke i mohuar qytetarëve të drejtën për të dëgjuar programin qeverisë dhe qëndrimin e opozitës,” deklaroi ai.
Këlliçi shtoi se i njëjti skenar është përsëritur edhe në seancën e dytë, ku sipas tij, PS ka penguar opozitën të diskutojë çështje të rëndësishme si rrënimi i sistemit të drejtësisë.
Ai tha se ngjashëm ka ndodhur edhe dje gjatë diskutimit të ligjit për mbetjet, ku maxhoranca sipas tij, nuk ka dhënë mundësi qytetarëve të informohen mbi vendimet parlamentare.
Këlliçi:
Në këto tre seanca Niko Pelelshi ka marrë urdhrin politik nga Taulant Balla, për ti ndërpre seanca për të mos i dhënë mundësi deputetëve të PD për të folur për problemet e qytetarëve.
Mos harroni në seancën e parë në të cilën diskutohej programi i qeverisë. Ajo seancë e turpshëm dhe e më e paprecedentë u ndërpre në 34 vite parlamentarizëm u ndërpre në mënyrë të njëanshme. Duke i ndërprerë të drejtën qytetarëve të dëgjonin qoftë programin qeverisë për 4 vite, qoftë qëndrimin e deputetëve të opozitës të PD.
Për programin e paraqitur. Në seancën e dytë ndodhi i njëjti i skenar i mundësuar nga PS, për të pamundësuar deputetë e opozitës për të folur për çështjet kryesore, për të folur për problemet më të forta si rrënimi i sistemit të drejtësisë.
I njëjti skenar për të parandaluar ka ndodhur ditën e djeshme sa po u bë gati të diskutohej ligji i mbetjeve. Ku rikthen atë të maxhorancës. Dhe në kohë nuk i jep mundësinë qytetarëve shqiptarë.
© SYRI.net