Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Berisha: Sonila Bejtja ishte një zë i pavarur! Puçi kushtetues u përgatit nga mafiozi Sokol Sadushi dhe Bajram Limioni

13:03, 17/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Berisha ka akuzuar ashpër Gjykatën Kushtetuese për “puç institucional” dhe “shkelm të Kushtetutës” pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja.

Kreu i PD e cilësoi këtë vendim si “aktin më flagrant të mafies politike dhe juridike të lidhur me qeverinë”, ndërsa akuzoi drejtpërdrejt Sokol Sadushin dhe presidentin Bajram Begaj (të cilin e quajti me ironi “Bajram Limioni”) si autorët kryesorë të këtij puçi kushtetues.

Sipas liderit të opozitës largimi i Bejtjes, e cila ishte emëruar në vitin 2020, përbën një “shkelje të hapur të Kushtetutës dhe opinionit të Komisionit të Venecias”, që garanton mandat të plotë 9-vjeçar për gjyqtarët kushtetues.

“Sonila Bejtja ishte një zë i pavarur, një gjyqtare që përfaqësonte integritetin dhe parimin e ligjshmërisë. Por për regjimin e Edi Ramës, mendimi i pavarur është krim,” tha Berisha, duke shtuar se kjo ishte “zero tolerancë ndaj pakicës dhe mendimit ndryshe”.

Pjesë nga deklarata:

Tani, këtu kemi, përveç kësaj, nuk po citoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011, të qëndisur nga Sadushi, se ai nuk meriton të citohet nga asgjë në aktet e jurisprudencës, për sa kohë është autori i një puçi të vërtetë brenda institucioneve.
Çfarë thotë Komisioni i Venecias: Duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve 9-vjeçare.
Gjyqtarët Kushtetues duhet të gëzojnë një mandat të plotë 9-vjeçar.
Sonila Bejtja ka filluar detyrën në vitin 2020. Jashtë çdo lloj dyshimi, përveç rrethit të kuq si armike e narkoshtetit, ajo nuk mund të prekej mandati gjer në vitin 2028.
Dhe vazhdon Komisioni i Venecias: Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë mandat të plotë 9-vjeçar, edhe nëse janë mbledhur me njëfarë vonese. Ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe.
Sonila Bejtja është zgjedhur dhe mori mandatin e Besnik Muçit, i cili u detyrua brenda një muaji apo dy të dorëzojë mandatin. Dhe është zgjedhur për një vend që ishte vakant që nga viti 2016.
Por sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, sipas opinionit të Venecias, sipas vetë Kushtetutës, mandati i saj nuk mund të ndërpritej.
Kushtetuta thotë se mandati fillon kur bëhet betimi.
Por këtu gjykatësit kushtetues nuk kanë Kushtetutë.
Presidenti ka xhepin dhe nuk ka Kushtetutë.
Sadushi ka kodin e mafies dhe nuk ka Kushtetutë.
Kurrë ndonjëherë shteti shqiptar nuk është fyer dhe poshtëruar si dje.
Por ç’punë ka Gjykata Kushtetuese të interpretojë për veten e vet? Dhe pse? Sepse i thotë Bajram Limioni.
E kuptoni ju?
Kjo është zero tolerancë ndaj mendimit ndryshe.
Zero tolerancë ndaj pakicës.
Sepse e vërteta është, duhet ta pranojmë, zonja Bejtja ishte një zë i pavarur, një zë që nderonte parimin themelor të një sistemi.
Ata që mendojnë se këtu po bëhet avokati politike, gabojnë rëndë. Jo, po bëhet avokati për rendin kushtetues dhe kushtetutshmërinë.
Po për sa i përket opozitës, me atë përbërje që ka Gjykata Kushtetuese, me njerëz të marrë peng, nuk ka dyshim se Edi Rama do diktojë çdo gjë.
Ju i patë kërcënimet që bëri? Një ditë më para, njeriu që nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë apo moral, presidenti që në çdo vend të botës, Kushtetuta e ndalon të ushtrojë asnjë detyrë tjetër publike apo private përveç asaj të presidentit, dhe ky ushtron detyrat e xhepit, shkon dhe punon në privat duke shkelur në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës. Jo një, por dy nene, shpirtin e saj.
Ky i turrej me tërbim Gjykatës Kushtetuese me fyerje, brutalitet se ato vendosën të anulojnë dekretin e tij për Erion Veliajn dhe natyrisht, duhet të themi këtu, relatore për këtë çështje ishte Sonila Bejtja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco