Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Xhixho: Prapambetja e thellë ekonomike dhe korrupsioni po detyrojnë qytetarët të largohen

Xhixho: Prapambetja e thellë ekonomike dhe korrupsioni po detyrojnë qytetarët të largohen

11:34, 17/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në Facebook shkruan se keqqeverisja po mban Shqipërinë larg Europës dhe po e pengon integrimin real të vendit.

Sipas saj, Shqipëria nuk po e ndjek ritmin e vendeve të rajonit dhe nuk i përmbush standardet që kërkon Bashkimi Europian, ndërsa premtimi për një “Shqipëri europiane deri në 2030” është thjesht propagandë elektorale.

Xhixho citoi raportin e Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare, sipas të cilit Shqipërisë i duhen të paktën 64 vite për të arritur standardet e qeverisjes që kërkon BE-ja.

LEXO EDHE: Shqipëria mund të arrijë standardet ekonomike dhe të qeverisjes së BE-së pas më shumë se gjysmë shekulli

Ajo thekson se prapambetja është e thellë edhe në fusha të tjera si ekonomia, shëndetësia, sistemi social dhe mjedisi, duke renditur edhe vitet e nevojshme për të arritur standardet europiane.

Deputetja gjithashtu kritikon korrupsionin e përhapur, lidhjet me krimin e organizuar dhe mungesën e meritokracisë, të cilat po detyrojnë qytetarët të largohen nga vendi.

Postimi i plotë:

Keqqeverisja po e mban Shqipërinë larg Europës.
Shqipëria vazhdon të mbetet pas jo vetëm në raport me vendet e BE-së, por edhe në krahasim me vendet e rajonit në procesin e integrimit europian — dhe shkaku është i qartë: mungesa e qeverisjes së mirë.
[🔍] Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare, Shqipërisë do t’i duhen të paktën 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes që kërkon Bashkimi Europian.
[🗣] Premtimi “Shqipëria europiane deri në 2030” është thjesht propagandë elektorale. Në realitet, qeverisja shqiptare nuk arrin dot as ritmin e Kosovës, e cila ka nevojë për vetëm 26 vite për të përmbushur këto standarde.
[📉] Prapambetja është e thellë edhe në fusha të tjera:
• Ekonomia: 53 vite për të arritur standardet e BE-së
• Sistemi social: 71 vite
• Shëndetësia: 39 vite
• Mjedisi & infrastruktura: 100 vite
Korrupsioni i përhapur në çdo nivel të shtetit dhe lidhjet me krimin e organizuar e kanë kthyer Shqipërinë në një lavatriçe për pastrimin e parave të drogës. Ndërkohë, pamundësia ekonomike, mungesa e shërbimeve dhe e meritokracisë po i detyrojnë qytetarët të largohen.
[📌]Integrimi europian nuk është dekor për fushata – por një proces që duhet të ndërtojë standarde për qytetarët shqiptarë.
Ndërsa kryeministri flet për “pasaportën europiane”, qytetarët po emigrojnë çdo ditë sepse realiteti me të cilin përballen çdo ditë është shumë larg standardeve të BE-së – në çdo shërbim publik, në çdo aspekt të jetës.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco