Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

VIDEO/ Baza e Limionit, Hoxha: Dy nga tre njerëzit më të rëndësishëm të shtetit janë të përfshirë

22:33, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në ‘Çim Peka LIVE’ lidhur me kontrollet e sotme të SPAK në hetimin për çështjen e bazës ushtarake të Limionit në Sarandë, e cila është dhënë si investim strategjik.

Hoxha tha se, ‘dy prej njerëzve më të rëndësishëm të shtetit shqiptar, presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama, janë të përfshirë në këtë çështje.’

Ai shtoi se përfshirja direkte e kryeministrit ka tërhequr vëmendje të madhe, ‘për më tepër kur kjo është një pronë e cila ka dalë nga plani i përhapjes kur shef Shtabi ka qenë ky që është sot president i Republikës.’

Hoxha tha se, ‘nëse e shohim, 2 nga 3 njerëzit më të rëndësishëm që ka me protokoll shteti shqiptar, janë Presidenti i Republikës dhe kryeministri. Vetëm kryetari i Kuvendit, i cili është i ri në detyrë, Peleshi nuk është i përfshirë aty. Kjo është një çështje që duhej sqaruar dhe vepruar me kohë.’

Ai u shpreh se edhe tani veprimet janë të vonuara. ‘Edhe tani që po veprojnë janë vonë, sepse ti e ke praktikën se si prona ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura. E gjithë procedura si kaloi nga pronë e ushtrisë, kaloi në një investim strategjik për turizmin në Shqipëri.’

‘Vetëm merr dosjen, procedurën dhe nuk ka nevojë të bësh sikur është ndonjë krim intelektual i vështirë.’ shtoi Hoxha.

Gazetari nënvizoi se qëllimi i veprimeve të fundit mund të jetë tjetër.

‘Mesa duket meqenëse e nisën historinë nga bishti, tani mesa kuptoj unë duan të shkojnë tek koka. Por unë prap jam i dyshimit se, më tepër me duken veprime për ta mbyllur këtë histori njëherë e mirë dhe për ta kaluar atë në zhvillim, se sa është interesi që kjo pasuri kombëtare, për të ja rikthyer shtetit shqiptar dhe për të ndëshkuar personat që guxuan të marrin këtë pasuri kombëtare.’

‘Personat kryesorë nuk janë biznesmenët. Këta janë pika fundore.’, tha ndër të tjera gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco