Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

'Mami dhe babi blejnë një shtëpi dhe ia shesin presidentit për 2mln lekë të vjetra/ Bardhi: Do bëjmë dhe kallëzim penal ndaj Begajt

'Mami dhe babi blejnë një shtëpi dhe ia shesin presidentit për 2mln lekë të vjetra/ Bardhi: Do bëjmë dhe kallëzim penal ndaj Begajt

21:52, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy ditë më parë, Partia Demokratike deklaroi se ka kërkuar nga Kuvendi fillimin e procedurave për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begajt.

Në një intervistë në “Opinion” në Tv Klan, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, renditi 7 shkelje të Kushtetutës nga presidenti.

Bardhi thotë se Partia Demokratike do të depozitojë edhe një kallëzim penal ndaj kreut të shtetit për çështjen e pasurisë së tij.

Gazment Bardhi: Ne sulmojmë modelin që zgjedh Edi Rama për të qeverisur se nuk është Bajram Begaj. Bajram Begaj është një individ që e mori Edi Rama dhe e vuri president, pra në qindra intelektualë me integritet, profesionistë e me radhë, Edi Rama mori një njeri ekzaktësisht modelin që i dueht në institucionet shtetërore që mund të kontrollohet, një njeri që mund të akuzohet për afera korruptive, një njeri që mund të shantazhohet.

Blendi Fevziu: Pse niseni ju nga kjo dhe thoni, Presidenti i Republikës ka marrë edhe pëlqimin e SHBA-ve, ambasadës amerikane në Tiranë, ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, i dekretuar nga ish-presidenti Meta që ishte aleati juaj…

Gazment Bardhi: Imagjinoni, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, paradite bënte shefin e Shtabit, pasdite bënte mjekun sepse kjo marrëdhënia me Acibadem është e shtrirë prej vitesh.

Blendi Fevziu: Duhet të jetë një gjë e verifikuar se unë nuk e di?

Gazment Bardhi: Jo, mjafton të hapni deklaratat janë zyrtare, janë publike, nuk është një fakt i fshehur.

Blendi Fevziu: Kjo tregon pozitivitet se dikush mund ta fshihte, mund t’i merrte ato lekë në dorë.

Gazment Bardhi: Jo, nuk mundet sepse është skemë klasike e deklarimit dhe justifikimit të pasurive se po të hapni pasurinë e presidentit, por kjo është një çështje që do të trajtohet me kallëzim penal ndaj tij…

Blendi Fevziu: Pse, presidenti ka shumë pasuri?

Gazment Bardhi: Presidenti është i vetmi njeri në këtë glob që vëllai i vet i blen shtëpi me para të fituara në emigracion, mami dhe babi blejnë një shtëpi dhe ia shesin presidentit për 2 milionë lekë të vjetra, është i vetmi njeri që duke punuar në ushtri ka privatizuar prona pa kundërshpërblim të ushtrisë, por këto janë histori që nuk kanë lidhje me Kushtetutën, prandaj ne nuk i kemi bërë publike.

Blendi Fevziu: Do t’i bëni?

Gazment Bardhi: Patjetër. Do të bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit. A e dini ju që presidenti është sot pronar, nga një apartment 166 metër katrorë, sot është duke ndërtuar tri vila?

Blendi Fevziu: Ku e dini që po ndërton presidenti vila?

Gazment Bardhi: Ne jemi opozita e vendit që mbledhim informacione, verifikojmë informacione.

Blendi Fevziu: Gjysma e informacioneve janë false, janë kaotike, janë të shtuara.

Gazment Bardhi: Më thuaj një denoncim që unë kam, bërë në këtë studio që ka dalë fals.

Blendi Fevziu: Pse keni targetuar presidentin?

Gazment Bardhi: Kemi targetuar Edi Ramën, nuk është Bajram Begaj.

Blendi Fevziu: Po i bini pragut që të dëgjojë dera…

Gazment Bardhi: Ne po i biem modelit korruptiv që Edi Rama çon në çdo institucion të këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco