Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

‘Rama, politikë përçarëse ndaj Kurtit’/ Himçi: Mosmiratimi i Rezolutës për gjenocidin në Kosovë, Serbia do ta përdorë...

20:00, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ligjvënësi demokrat, Blendi Himçi e cilësoi paradoksale, mosmiratimin e rezolutës së Kosovës për njohjen e gjenocidit serb atje nga ana e Parlamentit të Shqipërisë, përballë protestës së iniciuar nga Rama kundër qeverisjes së Albin Kurtit, që do të mbahet të pasditen e së premtes së 17 tetorit në Tiranë.

I ftuar në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në Syri Tv, Himçi tha se mosmiratimi i Rezolutës nga ana e Kuvendit, do përdoret si qëllim politik në mënyrën më të keqe nga ana e Serbisë, nesër.

‘Të flasësh për një situatë kur ti si kryeministër i ke prishur marrëdhëniet me Albin Kurtin dhe je kundër politikës së Kosovës, është antikombëtarizëm nga ana e Ramës’, u shpreh ligjvënësi demokrat.

Sipas Himçit, ne si Shqipëri, ndodhemi në një situatë ku vijon politika përçarëse, ku Rama i jep të drejtë Vuçiç kundrejt politikës së Kurtit.

‘S’ka gjë më të trishtë se çështja e Kosovës, s’ka ndarje mes së djathtës e së majtës për çështjet kombëtare. Rasti i parë që ndodh, mos miratohet rezoluta kundër gjenocidit serb. Rezoluta është konstatuar nga komisionet hetimore në Kosovë, dhe është miratuar atje, dhe të mos e miratojmë ne, është paradoksale? S’e di kush peshon më shumë, protesta për 4 të arrestuarit në Hagë apo rezoluta?! Rezoluta do përdoret nesër në mënyrën më të keqe nga ana e Serbisë. Të flasësh për një situtë kur ti si kryeministër i kë prishur marrëdhëniet me Albin Kurtin dhe je kundër politikës së Kosovës, është antikombëtarizëm nga ana e Ramës. Kjo protestë nesër po bëhet kundrejt qeverisjes së Kurtit dhe është e sforcuar nga ana e PS. S’po flasim për komb e qëndrim, por koncepte të ndryshme e qasje të ndryshme të qeverisë shqiptare ndaj gjenocidit dhe protestës. Ne jemi në një situatë ku vijon politika përçarëse. I jep të drejtë Vuçiç kundrejt politikës së Kurtit’, theksoi deputeti i PD.

Himçi u ndal edhe në mbarëvajtjen e jetës parlamentare, ku theksoi se mazhoranca vijon në shkelje të Kushtetutës e Rregullores së Kuvendit, dhe këtë e ka bërë që me miratimin e programit qeverisës pa debat e diskutim, si dhe pa u treguar shqiptarëve se çfarë përmban ai.

‘Parlamentarizmi në Shqipëri ka humbur sensin e tij. Në situatën ku ndodhemi, që kur ka nisur punimet me vendosjen e Peleshit, ka qenë në shkelje të hapur të kushtetutës e rregullores, ndryshimi i rregullores që në seancën e parë, dhe më pas në historinë e parlamentarizmit miratohet programi i qeverisë pa debat e diskutim. Sot shqiptarët janë të paqartë për programin e qeverisë. Në rezolutat e institucioneve të pavarura, s’relatuan titullarët e kaloi në votim të menjëhershëm. U përjashtua Gazment Bardhi pse e kundërshtoi. Është një strategji e mazhorancës për të prishur seancën e për të shkuar në votim, që qytetarët të mos kuptojnë asgjë se çfarë ndodh me ligjet. Ligji për menaxhimin e  integrimit të mbetjeve, u miratua në paligjshmëri, pa u diskutuar', u shpreh ndër të tjera Himçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco