Ish deputeti Petrit Vasili, i ftuar sonte në emisionin “Task Forcë” në Syri TV ka komentuar finalizimin e kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama pas iniciativës për largimin e anëtares së këtij institucioni Sonila Bejtja.
Petrit Vasili: Që nga ky moment ne mund të themi se nuk kemi më Gjykata Kushtetuese. Për një arsye shumë të thjeshte. GJK i ka nxjerrë nga themeli i më bazik minimal, për tre arsye themelore.
Së pari çfarë interpretimi kanë bërë për referencë këta banditë ligjorë, sepse ligji, rotacioni ndodh sipas një formule të caktuar, sipas një rregulli të caktuar. E ky rregull përcaktohet në ligj. Kjo formula. Dhe kjo formula ka pushuar së ekzistuari. Ishte e vlefshme deri ne vitin 2022, thotë ligji organik për Gjykatën Kushtetuese. Ligj mbi të cilin kjo gjykatë funksionon. Jemi në vitin 2025. Nuk ka ndryshuar ky ligj. Mbi ç’formulë dhe mbi ç’rregull këta interpretuan rotacionin pa i hyrë fare debatit, prevalon apo nuk prevalon. Në këtë minutë nuk ka ligj.
E dyta. Kanë zhbërë veten e tyre. Sepse Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë e çon në voton 2011 për të njëjtën rrethanë është shprehur, pra rotacioni apo tjetër kish përfunduar ne 2001 dhe çfarë ka thënë në 2011 GJK. I cili është rregull që duhet ta zbatojnë këta. Sepse çdo vendim i GJK është një standard kushtetues që duhet zbatuar. Ka thënë që duhet te shkohet në Kuvend të ndryshohet ligji. Pra se ligj nuk kishin në atë kohë dhe ligj nuk ka edhe sot që ka mbaruar në 2022.
Së treti. Përcaktimet edhe për situatën aktuale mund të bëheshin mbi nenin 179 – 3 të kushtetutës që nuk kishte të bëntë aspak mbi mandatin e zonjës Sonila Bejtja, e edhe ai duhej zbatuar. Pra sot është konsumuar përfundimisht akti i varrosjes së Gjykatës Kushtetuese.
Në gjykimet e këtyre sharlatanëve antiligjorë, këta nuk mund të bazohen në asgjë. Këta sot nuk kanë interpretuar thjesht mandatet por janë ekspozuar përpara ligjit si shkelës të Kushtetues dhe këta normalisht, se di kush do ta marrë iniciativën, duhet ti ekspozohen ndjekjes penale. Spese pa patur instrumental ligjore, thjesht dhe vetëm mbi dëshirat e tyre, kanë marrë përsipër që të bëjnë atë që nuk e kanë me ligj. Dhe që në këtë moment kur Gjykata më e lartë supreme në vend vepron si një grumbull haxhiqamilistësh të tillë. Mendoni ju se çfarë ndodh në këtë vend. Se si do të gjykohet Presidenti i Republikës, kur këta marrin investime pa ligj.
Duhet të mos ta harrojmë të gjithë që këta nuk kanë asnjë instrument ligjor.
© SYRI.net