Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen deklaroi se synimi I Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në viti 2027 është një plan ambicioz por theksoi se kjo do të varet nga përmbushja e reformave dhe meritat. Deklaratat e Presidentes së Komisionit Evropian u bënë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ndërsa vizitoi Tiranën për të marrë pjesë në forumin e investimeve.
Syri tv
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen deklaroi nga Tirana se procesi i zgjerimit, të Bashkimit Evropian po ndodh për shkak të momentit gjeopolitik, dhe luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus. Presidentja e komisionit evropian i bëri deklaratat, gjatë vizitës në Tiranë, në kuadër të forumit të investimeve mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Momenti gjeopolitik është këtu dhe lufta në Ukraina ka riformësuar duke bërë që kombet të zgjedhin vendin e tyre. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, ne jemi me ju dhe ju jeni plotësisht në përputhej me BE. Ne veprojmë si një.
Duke ju referuar ambicies se Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027, Presidentja e Komisionit evropian, deklaroi se duhen plotësuar reformat dhe anëtarësimi mund të vijë vetëm përmes meritës.
Pas konferencës për shtyp, Rama dhe Von der Leyen mbajtën një fjalë edhe në forumin e investimeve. Kryeministri Edi Rama u tregua kritik me Bashkimin Evropian ndërsa deklaroi se Ballkani Perëndimor ka rritje dy here me te shpejte se unioni.
Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasmë i BE apo lagja e dorës së dytë, por horizonti i ri i energjisë dhe imagjinatës ku Evropa mund të zbulojë oreksin e asaj, dashurinë për jetën, paqen dhe të bërit bashkë, sa më shumë hedhim sytë në botën rreth nesh, ndjejmë nevojën më shumë se kurrë më parë për BE-në. Këtu, në zemër të gadishullit, i etiketuar si “Fuçia e barutit” të Evropës është një rajon më rritje 2 herë më të shpejtë se mesatarja e BE dhe kemi një energji sipërmarrëse që nuk i trembet së ardhmes.
Plani i bashkimit evropian parashikon Investime në Ballkanin Perëndimor deri në 4 miliardë euro. Por teksa vendet e tjera të rajonit po marrin projekte konkrete, ku në Serbi dhe Maqedoninë e veriut do ndërtohen fabrika të mëdha të inteligjencës artificiale, qeveria shqiptare, vijon te krenohet me ministri te inteligjencës artificiale, pa arritur të tërheqë investime konkrete ne ketë fushë.
© SYRI.net