Braçe shigjeton qeverinë Rama dhe ngre alarmin: Metalurgu po bëhet kamerier, bujku sanitar!

Braçe shigjeton qeverinë Rama dhe ngre alarmin: Metalurgu po bëhet kamerier, bujku sanitar!

14:21, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i lënë menjanë nga Edi Rama pas zgjedhjeve të 11-Majit, ku doli ndër më të votuarit në kampin rozë, ka sulmuar përsëri qeverinë Rama duke i rrëzuar propagandën e eksporteve industrial dhe rrënimin e bujqësisë e ekonomisë në tërësi.

Braçe ka thënë në komision se rënia në sektorin e bujqësisë dhe industrisë është një shqetësim për vendin.

Sipas tij, ‘nuk është e drejtë që një bujk të detyrohet të punojë sanitar’.

Diskutimi i Braçes:

“Ekzistojnë sepse themi se Bankës së Shqipërisë i kanë ngelur edhe dy tre muaj. Shqetësimet që kam lidhen drejtpërdrejt me disa problematika që u mundova ti përmend edhe në deklaratën e tij. Së pari mbi të gjitha lidhet me ekonominë dhe prodhimin neto.

Është një problem që vjen nga viti 2024, por është materializuar edhe në 2025. Rënia e prodhimit industrial dhe bujqësor dy nga degët më të rëndësishme të vendit. Kanë pasur një impakt në rënien e eksportit. Veçanërisht në këto dy fusha që kanë edhe një pjesë shumë të gjerë të punësimit.

Ky është një shqetësim i përsëritu. Por në qoftë se se një vit më herët kishim efektet të tërmeteve pandemi dhe luftë. Tani që jemi konsoliduar rënia në këto dy sektorë është shqetësuar. Rënia e prodhimit industrial e kombinuar në rritjen e fortë të turizmit. Kemi ndryshimi strukturore të ekonomisë kombëtare.

Pyetja që kam dhe që materializon këtë ndryshim : A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier?, Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar? Unë mendoj që jo”, u shpreh deputeti i PS, Braçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco