Drejtuesi i Departamentit të mjedisit në PD Jamararbër Malltezi ka dhënë një deklartë për mediat para godinës së GJKKO pas senacës.
Malltezi: Këta nuk hetojnë ku shkuan 120 milionë euro të termocentraleve të Vlorës, a mund të kemi besim tek kjo drejtësi. Nuk hetojnë ku kanë shkuar 120 milionë euro, dhe janë reshtuar këtu e bëjnë lepe peqe.
Sot kishim seancën ku prokuroria kërkoi të rrëzoheshin kërkesat tona. Prokuroria pas 30 vitesh hetim, ka dalë që toka ishte e pronarëve, që e kanë blerë par 100 vitesh, që e kanë konfirmuar italianët dhe që në ’45 dhe 46, prapë janë pronarët dhe që vetë prokuroria thotë që nuk kanë gjetur dot dokumentin e shpronësimit, Pra një jetë e mot, ka qenë e pronarëve, ateherë, çfarë interesi publik po mbron prokuroria, interesin e Edi Ramës se duhet ti vjedhë Edi Rama e të ua japë investitorëve strategjikë. Kjo është e para.
Së dyti. Paditësi ka kryer kallëzim të rremë. Është Taulant Balla, shpifës profesionist, kallëzues i rremë. Por burgun e bëri Salianji pa bërë fare kallzim të rremë, pa bërë fare kallëzim para prokurorisë. Po jo Taulant Balla, se kemi ligje ndryshe për të.
Së treti SPAK-u konfirmon që procesi i kthimit të gjësë se vjedhur nga shteti hajdut komunist ka zgjatur 13 vjet dhe më pas ka zgjatur edhe tre vjet të tjera procesi i privatizimit të objekteve të rrënuara. E pranon vetë SPAK-u.
Çfarë thonë. Prokurorët duan të mbajnë në këmbë, disa prova dëshmi që i ka mbledhur ky njeriu këtu. Ky njeriu që del me Ulsi Manjën që e kanë promovuar si hetues në BKH. Ne themi që në të gjitha ligjet e botës, kjo është e palejueshme sepse e ndot procesin. Nuk mundet të jëtë. Të marrësh ti një militant socialist që ta bësh.

Prokuroria kundërshtoi kërkesat tonë. Por e bukura cila është. Prokuroria pretendoi që po bënte hetime, sepse kish nevojë Tirana për fusha sportive. Por ama të gjithë fushat sportive i ka bërë pallate në shumicën e rasteve në dhunim të planit urban, Edi Rama. Ti marrim me radhë. Klubi sportiv “Tirana”, Klubi sportiv “Partizani”, ka tre ndryshime destinacioni nga Edi Rama, Klubi Sportiv “Dinamo”, Klubi Sportiv “Dajti”, Klubi Sportiv Studenti, Fushat dhe pishinat poshtë digës së liqenit, Fusha te Materniteti i vjetër, fusha tek lagja e Dibranëve, fusha tek 21 dhjetori, Fusha tek pallati i pionierëve, aneksi i stadiumit Qemal Stafa, aneksi i Stadiumit Selman Stermasi, fusha tek farmacia 10, ish fusha e begsave, e të gjithë me radhë. Janë 20 fusha dhe terrene që janë tjetërsuar Edi Rama, shumicën e të cilave në kundërshtim me ligjin.
Për cilën prej këtyre po heton SPAK-u. Për asnjërën. Pse? Sepse e ka me urdhër. Sepse e gjitha kjo nisi me urdhrin e Edi Ramës. Jemi vetë përmbajtur dhe tani nuk vetëpërmbahemi më. SPAK-u duhet të veprojë.

Atëherë jam këtu së bashku me bashkëpronarin dhe bashkinvestitorin tonë, zhvilluesin e pronës. Ne si tre zhvillues të pronës jemi krenarë sepse kemi zhvilluar tokën e të parëve tanë.
1 – Duke ruajtur dinjitetin e pronës dhe jo duke mbrojtur hajdutët e pronës siç bëjnë këto këtu
2 – Duke zgjidhur hallin e strehimit të 42 familjeve informate, duke mos nxjerrë asnjë me dhunë, ndryshe sa bën Edi Rama që i bën me dhunë dhe ato që ndërtojnë me gja
3 – Duke i dhuruar komunitetit, kopshtin dhe çerdhen më të mirë në qytet.
4 – Duke zhvilluar tokën me shumë dashuri dhe jo me qiellgërvishtës, por me banesa me korridore që lejojnë pamjen , korridore ajrore dhe korridor vegjetative.
5 – Duke marrë arkitekte dinjitoz.
6 – Duke krijuar parkun urban më të madh në Tiranë, me mbi 2200 pemë.
7 – Me dhjetëra vende çlodhëse dhe vepra arti.
8 – Duke hapur mbi 2 mijë vende pune.
9 – Duke paguar miliona euro taksa.
Ne jemi krenar për tokën tonë që kemi zhvilluar.
Ju Faleminderit
© SYRI.net