Zvarritjet e gjyqeve, 'kanceri' i sistemit: ILD Zbulon Shkaqet - mbingarkesa dhe vakancat

12:55, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Problematika më e thellë që gërryen besimin e publikut te drejtësia mbetet kohëzgjatja e paarsyeshme e proceseve gjyqësore. Kjo çështje, e evidentuar vazhdimisht nga ankesat e qytetarëve dhe raportet ndërkombëtare, është vënë në fokusin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Një inspektim tematik në Gjykatën e Tiranës ka zbuluar shkaqet rrënjësore të këtij fenomeni. Arsyeja e parë është mbingarkesa ekstreme: në vitin 2023, një gjyqtar në Tiranë kishte një mesatare prej 1176 çështjesh për gjykim, krahasuar me 841 në rrethe. Arsyeja e dytë janë vakancat e paplotësuara; Gjykata e Tiranës operon me vetëm 54% të stafit të saj, me 43 gjyqtarë aktivë nga 80 që duhet të ishin në organikë. Bazuar në këto gjetje alarmante, ILD i ka rekomanduar Këshillit të Lartë Gjyqësor marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e organikës dhe lehtësimin e barrës së gjyqtarëve.

Pjesë nga raportimi në Kuvend:
Krahas kësaj panorame, në shifra të veprimtarisë për vitin 2024, dëshiroj të ndaj me ju edhe një panoramë bazuar mbi rolin detektues të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të problematikat që ne hasim në sistem nga materiali që na vjen edhe nga inspektimet tematike, edhe nga ankesat apo dhe nga trajtimi i hetimeve dhe procedimeve disiplinore. Nga premimtaria vetë, ILD ka evidentuar disa problematika dhe konkluzione.

Së pari: "kohëzgjatja e gjykimeve te afateve të arsyeshme, zvarritja e veprimeve hetimore dhe vonesat në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, efektiviteti dhe standardi i sistemit të drejtësisë nuk është në nivelin e duhur dhe të kënaqshëm për qytetarët shqiptarë; për sa vërehet, problematika vijon të mbetet pezmat e proceseve gjyqësore, një problem i evidentuar në mënyrë të vazhdueshme nga ankesat, nga inspektimet e Inspektorit të Drejtësisë, nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe nga raportet e organizmave ndërkombëtarë."

Në vendimmarrjen e saj të fundit, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka adresuar dhe rekomandime konkrete për autoritetet vendase, duke theksuar nevojën e plotësimit të vakancave në Gjykatën Administrative të Apelit dhe Gjykatën e Apelit të Jurisdiksionit të Përgjithshëm. Zgjatja e proceseve gjyqësore pa dyshim ndikon drejtpërdrejt në perceptimin dhe besimin e publikut në sistemin e drejtësisë; rritja e besimit është një nga shkaqet kryesore për të cilën u ndërmor reforma në drejtësi. Ndërmjet instrumenteve ligjorë në dispozicion, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka adresuar këtë problematikë nëpërmjet rekomandimeve të natyrës rregullore dhe administrative, që kanë rezultuar nga inspektimi tematik i kryer pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, mbi kohëzgjatjen e gjykimit të çështjeve gjatë periudhës mars–maj 2023. Inspektimi përfundoi me rekomandime konkrete për aktorët e sistemit të drejtësisë.

Nga ky inspektim tematik rezultoi se arsyeja parë që ka ndikuar në kohëzgjatjen e proceseve gjithësore tej afateve të arsyeshme është ngarkesa e magjistratëve të kësaj gjykate. Për vitin 2023, ngarkesa mesatare e punës për një gjyqtar të Gjykatës së Tiranës ka qenë 1176 çështje për gjykim, ndërkohë që për gjyqtarët pranë gjykatave të njëjtit nivel gjyqësor në rrethe ka qenë 841 çështje për gjyqtar.

Numri i gjyqtarëve në organikën e miratuar të kësaj gjykate ishte 80 gjyqtarë, ndërkohë që efektivisht kanë ushtruar detyrën gjatë vitit 2023 vetëm 43 gjyqtarë dhe gjatë periudhës objekt inspektimi në dhomën civile kanë ushtruar funksionin 26 gjyqtarë, të cilët kanë shpallur 1,748 vendime gjyqësore civile me palë kundërshtare. Arsyeja e dytë janë vakancat e paplotësuara; nga ky inspektim rezultoi se organika e gjykatës rezulton e plotësuar në masën 54% për sa i takon kësaj trupe. Duke vlerësuar rëndësinë që ka plotësimi i vakancave në sistem, nisur nga raportet e Komisionit Europian dhe raporti i vitit 2025 për shtetin e së drejtës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka rekomanduar Këshillit të Lartë Gjyqësor, si institucioni përgjegjës për ndjekjen e çështjeve të burimeve njerëzore në gjykata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco