Gjykata Administrative shpreh moskompetencë për shqyrtimin e ankimimit të Llagamit: Është juridiksion kushtetues

Gjykata Administrative shpreh moskompetencë për shqyrtimin e ankimimit të Llagamit: Është juridiksion kushtetues

11:03, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në disa media pranë qeverisë ka qarkulluar lajmi se Gjykata Administrative ka “bllokuar” procesin e betimit të gjyqtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi. Sipas gjykatës, këto pretendime janë të pasakta dhe përfaqësojnë një interpretim të gabuar të vendimit të saj.

Gjykata Administrative thekson se nuk ka pezulluar betimin e gjyqtarit Vokshi, por thjesht ka deklaruar mungesën e juridiksionit të saj për të vendosur në këtë çështje. “Sipas nenit 127, pika 1, shkronja ‘d’ të Kushtetutës, vetëm Gjykata Kushtetuese ka kompetencë të vendosë për pajtueshmërinë, papajtueshmërinë e mandatit apo vlefshmërinë e emërimit të një gjyqtari të saj,” thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata Administrative thekson se çdo përpjekje për të pezulluar ose vonuar procesin e betimit të gjyqtarit Vokshi përmes gjykatës administrative është jashtë juridiksionit të saj. Vendimi i gjykatës ka për qëllim të ruajë kompetencat kushtetuese dhe të shmangë manipulime që mund të dëmtojnë funksionimin normal të sistemit gjyqësor.

Gjykata Administrative u bën thirrje palëve të interesuara të drejtohen tek Gjykata Kushtetuese për shqyrtimin e çështjes dhe të respektojnë rregullat e qarta kushtetuese për kompetencat dhe proceset e emërimit të gjyqtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco