Gjekmarkaj nxjerr VIDEO-n: Thirrje për ndërhyrje urgjente në zonën pranë Kishës së Shën Ndout, Laç

18:44, 12/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente në zonën pranë Kishës së Shën Ndout, në Laç.

Në postimin e tij në Facebook, Gjekmarkaj ka publikuar një video nga zona e djegur e pishave dhe kurorës së gjelbër pranë Kishës së Shën Ndout në Laç, duke theksuar se ‘asnjë masë nuk është marrë deri më sot, as për mbjelljen e pishave të reja, as për pastrimin e drurëve të djegur apo mbetjeve të tjera’.

‘Kjo gjendje është e papranueshme, sidomos duke pasur parasysh se qindra mijëra besimtarë dhe turistë të huaj vizitojnë çdo vit këtë vend të shenjtë, i cili përveç vlerës fetare, ka edhe rëndësi të madhe historike e mjedisore’, shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i plotë:

Thirrje për ndërhyrje urgjente në zonën pranë Kishës së Shën Ndout, Laç

Kanë kaluar tashmë dy vite nga djegia masive e pishave dhe e gjithë kurorës së gjelbër pranë Kishës së Shën Ndout në Laç, por asnjë masë nuk është marrë deri më sot, as për mbjelljen e pishave të reja, as për pastrimin e drurëve të djegur apo mbetjeve të tjera.

Kjo gjendje është e papranueshme, sidomos duke pasur parasysh se qindra mijëra besimtarë dhe turistë të huaj vizitojnë çdo vit këtë vend të shenjtë, i cili përveç vlerës fetare, ka edhe rëndësi të madhe historike e mjedisore.

I bëj thirrje Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Kurbinit dhe institucioneve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për:

• Pastrimin e zonës nga mbeturinat dhe drurët e djegur;

• Hartimin e një projekti rehabilitimi të gjelbërimit me pisha dhe bimësi vendase;

• Garantimin e mbrojtjes së mjedisit përreth këtij vendi të shenjtë.

Ruajtja e natyrës dhe e shenjtërisë së këtij vendi është detyrim moral dhe qytetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco