Denoncimi/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e tij

Denoncimi/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e tij

16:48, 12/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një reagim në rrjetin social Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar vendimin e qeverisë për të sekretuar shpenzimet e thesarit të shtetit.

Berisha thekson se Shqipëria, që nga viti 2009, kishte online çdo pagesë dhe transaksion të thesarit si pjesë e një nisme globale për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama po përpiqet të fshehë abuzimet dhe vjedhjet e mëdha me fondet publike, duke i mbyllur këto të dhëna për publikun.

Postimi:

Shqipëria që nga 2009, kishte online çdo shpenzim të thesarit. Kjo ishte në kuadrin e një nisme botërore të luftës kundër korrupsionit. Rama tani vendos të sekretoj shpenzimet e tij me taksat e shqiptarëve, vetëm për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet monstruoze!

Since 2009, Albania had every treasury expense published online. This was part of a global initiative to fight corruption. Rama has now decided to classify his spending of taxpayers’ money only to cover up his thefts and abuses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco