Një analizë e thellë dhe kritike mbi filozofinë e projektligjit për menaxhimin e mbetjeve u ofrua nga eksperti i qeverisjes vendore, Agron Haxhimali. I ftuar në Komisionin e Ligjeve, Haxhimali argumentoi se ligji paraqet një fragmentarizim të kompetencave dhe një qasje centralizuese, e cila bie ndesh me frymën e reformës territoriale të vitit 2015.
Në qendër të kritikës së tij ishte krijimi dhe roli i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM). 'Roli që ka marrë AKEM-i, si politikëbërës dhe vendimmarrës, nuk shkon mirë me parimet e decentralizimit. Ne thamë se do të kemi 61 bashki të forta, politikëbërëse dhe afër qytetarëve. Tani vendimmarrja po shkon në një vertikale shumë të lartë,' tha Haxhimali. Sipas tij, me këtë skemë, bashkitë rrezikojnë të kthehen nga institucione autonome në zbatues të thjeshtë të proceseve të diktuara nga qendra.
Ai gjithashtu vuri në dukje se ndërhyrja e AKEM-it e komplikon bashkëpunimin ndërvendor. 'Pse duhet firma e AKEM-it për bashkëpunimin mes bashkive? A është AKEM-i më i zgjuar se pesë kryetarë bashkish bashkë?', pyeti ai në mënyrë retorike, duke theksuar se kjo minon vullnetin e lirë të njësive vendore.
Një tjetër pikë kritike ishte menaxhimi i landfilleve. Haxhimali paralajmëroi për rrezikun e klientelizmit dhe bizneseve private që mund të dominojnë sektorin nëse nuk përcaktohet qartë se si do të ndërtohen dhe operohen këto struktura. Megjithatë, ai vlerësoi pozitivisht një aspekt të ligjit: 'Më ka kënaqur shumë neni 72, i cili ndalon në mënyrë të prerë importin e mbetjeve. Kjo është një gjë shumë e mirë dhe e saktësuar,' përfundoi ai, duke bërë thirrje që ligji të shihet edhe në koherencë me reformën e ardhshme territoriale.
Diskutimi i Haxhimalit:
I nderuar zoti kryetar, i nderuar zoti zëvendëskryetarë, anëtarë të komisionit dhe kolegë, së pari më lejoni t'ju falenderoj që në cilësinë e ekspertit më keni bërë pjesë e kësaj tryeze për të diskutuar një çështje që vërtetë ka jashtëzakonisht rëndësi dhe për të cilën kemi vite që punojmë në këtë sektor, ë, personalisht e vlerësoj shumë këtë iniciativë dhe është vërtetë nevoja që të ecim me hapa shumë të shpejta, shumë dinamike, e para për t'ju përafruar standarteve, po e dyta vërtet për të sjellë një ndryshim në jetën dhe cilësinë e qytetarëve,dhe e dyta është kuptuar fare mirë nga të gjithë që deri tani ky sistemi i ekonomisë qarkulluese i menaxhimit të mbetjeve nuk ka qenë aty ku duhet, për të gjithë përgjegjësitë e institucioneve të bashkive, të qeverisë, por edhe ndërgjegjësimi që kemi ne si shoqëri, unë e kam parë pozitivisht, por nuk mund të rrij pa thënë që ka nevojë për t'u riparë në disa aspekte.
Për shembull përplasjet me ligjin 139/2015, ku unë shikoj që ka një fragmentarizim të kompetencave dhe të përgjegjësive të qeverisjes vendore, pasi 139 përcaktoi qartë përgjegjësinë bashkive në këtë. funksion ju të gjithë e dini, por unë dua ta theksoj që çështja e menaxhimit të mbetjeve në përgjithësi në çdo vend të Bashkimit të Europian, por jo vetëm, është një përgjegjësi e plotë dhe i gjithë zinxhiri është lokal, çështja tashti e Akemit, duket një qasje centralizuese, por unë po them për një moment, po i harroj parimet që shkoj për decentralizimin, të merren bashkitë, të forcojmë bashkitë, ë, roli që ka marrë Akemi, shumë politikbërës, shumë vendime as nuk shkon mirë me parimet decentralizimit, nuk shkon mirë atë produkt që kishim parashikuar para 10 vitesh për reformën territoriale, për të cilën u tha që do kemi këto 61 bashki do jenë politikbërës, vendimmarrës, afër qytetarëve, të japin llogari pastrohet apo s'pastrohet qyteti apo fshati, tashmë ka shkuar në një vertikale shumë të shumë të lartë.
Nuk bindem plotësisht që do jetë zgjidhja ideale, për mua forcimi bashkive është... rasti më mirë për të demonstruar këtë çështje, e para tjetër unë nuk mendoj që bashkitë sot, po edhe nesër me një fjalë do kthehen vetëm në zbatues të këtyre proçeseve, në qoftë se humbin fuqinë politikbërëse apo vendimmarrëse për çështjet e ë rregullave, standarteve, shërbimet, investimet, politikat fiskale në këtë sektor, atëherë kjo nuk më le një shije të mirë të forcimit të këtyre institucioneve të pavarur, pra bashkë. nuk duhet ta humbasin këtë, këtë rol, kam bërë disa komente, mbase këto janë teknika ligjore dhe dorën e fundit mund të ndryshojnë, për shembull disa nene përdoret bashkia, bashkia me të njëjtën. role dhe funksione, nuk mund të thuhet në të njëjtin ligj disa herë bashkia, roli i bashkisë, sepse krijon konfuzion kur e zbatojnë bashkitë, pastaj thotë t'i referohemi nenit 18, 24, 36, ajo që kam propozuar në eksperiencën time të gjatë dhe duke ë veshur atë kostumin e zyrtarëve zbatues për ligjëvënësit të përfshi një kapitull aty ku janë te seksioni i detyrave të institucioneve roli. dhe përgjegjësitë bashkive.
Dhe jo futet roli i bashkive nen pas neni në mënyrë aspak të të qartë, i kam sjellë me të shkruajtur në fakt, por mund t'i shikojmë, neni 24, bashkitë, pika pesë, përgjegjësia e kryetarit i njësisë të qeverisjes vendore është përgjegjës për këtë a për këtë, hiqini këto, nuk mendoj që ka nevojë të ketë ë penalitete për kryetarin, sepse bimë ndesh me një parim që e kam thënë dhe para shumë vitesh që penalizohet kryetari kur mbillet. kanabis në pyll, përgjegjësi të duhet të gjetë në këtë rast tek institucioni dhe nuk mund të penalizojmë kryetarin ose të ketë forma të tjera sear përgjegjësie do të marri kryetari.
Neni 26, bashkëpunimi ndërvendor 139/2015 ka përcaktuar qartë dhe shumë bukur, çfarë është bashkëpunimi ndërvendor dhe si përcaktohet dhe si bëhet, kur thuhet pastaj të fusim dhe firmën akemit, po çfarë duhet firma e Akemit ë tek bashkëpunimi ndërvendor. po çfarë bën kymi? ky nuk është më i zgjuar se pesë kryetarë bashkish, ky nuk është më i aftë se pesë vullnete bashkish, pra mos ta komplikojmë këtë çështje në mënyrë të tillë. ë, shkojmë tek landfillet, unë mendoj që kjo është çështje shumë delikate dhe kërkon vëmendjen e ligjvënësve, mbase mund të jem i tepërt nëse e them, por përgjegjshmëria personale më ço ta them, duhet të adresohet qartë çështja landfilleve, këtu nuk këtu u diskutua që do bëjmë landfille cila bashki çon mbetjen teklandfilli ku ka më afër apo ka ai që do të jetë më atraktiv, këtu do fillojë të bëhet klientelizëm dhe biznes, mesa është thënë ne kemi 10 zona të tilla.
Këtu jam krejtësisht unë pro centralizimit, i vendosim që mbetjet do t'i çojmë në pesë incinerator në 10 landlë, ose lejmë bashkitë të bëjnë fushë depozitime, kjo nuk mund të shkojë kështu tashi që unë meqë kam dursin po e çoj krujë, kruja ta çojmë lezë, leza ta bijë në Tiranë, këto gjëra duhet të jenë të centralizuara në... "në fakt, por e gjithë çështja është si do ndërtohet kjo, si do ndërtohet kjo, kjo çështje tashmë, kjo do jetë me vullnetin e lirë, ka nevojë do jetë, cili do jetë formati i i ndërtimit të një landfildi, privati, bashkia, mbi ku do ndërtohet ky landfill, di rregullat, distancat nga qendrat e banimit, por tashmë çështja e pronësisë mbi tokën është shumë delikate, do kujdes shumë të madh.
Në eksperiencën time bëhen ligje kuadër dhe bashkitë duhet në një farë mënyre të detyrohen me një afat le të themi një vjeçar që ta përshtasin planin e integruar të mbetjeve lokale në harmoni me strategjinë re dhe vendimin ri që të krijojmë këtë lloj sinergjie, një gjë që më ka kënaqur shumë ky ligji është neni 72 import i mbetjeve i qartë, i prerë, nuk ka import edhe këtu. "është gjë shumë mirë, e saktësuar, mirë, për ta mbyllur, të nderuar ligjënës, mbani parasysh vetëm një gjë kur bëni ligje të të tilla, qoftë me 139-ën, qoftë edhe me aspektin tjetër, që ky parlament ka marrë iniciativën për të ngritë komisionin për reformën territoriale dhe administrative, ky ligj që po po miratojmë sot, sa koherencë do të ketë nga pikëpamja territoriale, nga pikëpamja administrative me..." reformen territoriale 2.0, është një problem jashtëzakonisht i madh dhe unë po e mbyll këtu, faleminderit, po faleminderit
© SYRI.net