Berisha deklaroi se emri i Artur Shehut ka dalë në dokumente dhe informacionet e tij lidheshin me gjeneral Lisin dhe Don Agaçion, në një operacion që ai e përshkroi si “perfekt mafioz”.
Ai theksoi se nuk ka hipur kurrë në makinë me Shehun në vitin 1998, por dallimi midis Shehut të atëhershëm dhe Shehut të mëvonshëm është i madh, duke e krahasuar me diferencën midis ditës dhe natës.
Berisha sqaroi se di të dhëna për familjen e Artur Shehut, të cilën e përshkroi si të persekutuar dhe të mirë, por emri i tij u shfaq në lidhje me një operacion mafioz ku ishte i përfshirë edhe gjeneral Lisi.
Berisha tregoi se Lisi kishte marrë 30 hektarë toka nga Shehu përmes një fondacioni dhe kishte përfunduar në burg, ndërsa Artur Shehu ishte sjellë në këtë operacion nga Don Agaçio.
Pjesë nga deklarata:
Tani, dje më pyete a ke hipur në makinë të Artur Shehut kur ke shkuar në Vlorë në vitin 1998?
Absolutisht jo. Dhe është e dokumentuar.
Por, edhe mund të kisha hipur sepse Artur Shehu i vitit 1998 me Artur Shehun e mëvonshëm, dallimi është si midis ditës dhe natës apo Edi Ramës dhe Ismail Qemalit. Të themi.
E thashë, di për këtë këto. Di që është i një familje të persekutuar, më kanë thënë, familje të mirë.
Por emri i tij na u shfaq me gjeneral Lisin dhe Don Agaçion në një operacion perfekt mafioz.
Gjeneral Lisi mori 30 hektarë nga Artur Shehu, se si e kishte rregulluar me një fondacion, dhe bëri burg ai.
Dhe çfarë tha ai? Artur Shehun ma solli Agaçio.
A tha kështu?
Tani, a mund të ketë lidhje? Unë nuk e di, por nuk e përjashtoj sepse ai është vlonjat.
Siç e patë ju, ai vazhdonte ndërtimet në Vlorë. Një perandori e tërë.
Unë nuk kam dijeni për lidhjet me një deputet.
© SYRI.net