Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj thotë vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është pasojë e reformës e cila në vend që të sillte drejtësi u dha padrejtësi qytetarëve.
Dhe përballë këtij krimi, pas të cilit ishin njerëz të dëshpëruar për drejtësinë e mohuar për pronën, organet e drejtësisë nuk reflektuan
“Krimi u bë nga një njeri i dëshpëruar. Qeveria e drejtësisë, KLGJ, KLP e ILD duhet të reflektonte për këtë mllef. Është e padëgjuar që ne të na vritet një gjyqtar në sallën e gjyqit. Drejtësia është shtylla më e rëndësishme e këtij vendi, ndërsa ata (gjyqtaret) nuk reflektuan fare për gjithë këtë mllef që ka populli për ta. Të pyesin veten kemi ndonjë gabim, nuk bënë analizë pse ndodhi" thote Shehaj në një lidhje me skype me emisionin 'Kafe Shqeto' ne Syri Tv.
Konflikte pronash të cilat zgjasin me vite dhe njerëzit nuk marrin drejtësi. Ndërsa për dështimin e zgjidhjes së çështjes së pronës është po aq me faj qeveria, sa dhe qytetarët të cilët nuk reagojnë për këto padrejtësi.
“Rilindjes i leverdis 7501. Fajin e kemi ne. Nuk reagojmë. Jorgo Goro për atë që po ndodh në Himarë, duhej të ishte në burg me kohë. Aty po bëhen masakra. Me pronat në të gjithë bregdetin e Shqipërisë po bëhet masakër.
Në sistemin e drejtësisë sot, edhe tek pjesa e avokatit nuk kemi avoketër por sekserë. Dhe ne si popull i biem shkurt të kapim sekserin më të mirë për të zgjidhur cështjen. Ne si popull duhet të reagojmë Sistemi i drejtësisë është në këtë deregje dhe ai njeri ishte i dëshpëruar se e ka bërë vetë veten sistemi i drejtësisë, sepse është një shërbim që i jepet atij që paguan më shumë"
Ne jemi kriminalizuar në atë farë feje sa preferojmë të gjejmë rrugë të shkurtra. Ne nuk kemi kohë të mendojmë për vizion të zhvillohemi. Na është dhënë vetëm të mendojmë çfarë do hamë sot dhe rasti më i mirë të menaxhojmë rrogën e muajit’
Shehaj thotë se opozita duhet të ngrejë zërin përballë këtij krimi.
“Opozita nuk mund ta lërë si krim. Opozita ka shansin e artë të flasë për reformën në drejtësi se është paçavure. SPAK- u për të cilën krenohen ndërkombëtartë ka 2% të çështjeve, po 98%. Gjyqtarët do të kërkojnë më shumë këshilltarë. Duan të mbajnë peng sistemin e drejtësisë se duan më shumë vartësia e jo kolegë. Drejtësia është bërë shërbim i shtrenjtë kush ka e merr, kush nuk ka vdes.
E përballë kësaj situate të rëndë, ku qytetari nuk merr të drejtën e vet, Shehaj thotë se qytetarët duhet të ngrihen në protesta në rrugë e jo vetëm të protestojnë në facebook.
"Duhet të ngrihemi të gjithë se sot kemi një ekonomi të kriminalizuar. Sidomos investimet në bregdet e në ndërtim. Duhet të flasim e të ngrihemi. Duhet të dalë në rrugë jo për parti politike por për interes më madhor “
© SYRI.net