Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

VIDEO-Vrasja e gjyqtarit/ Ndoja: Rama sulmon gjyqtarët me emër, duke i dhënë krah krimit

20:13, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Arjan Ndoja, ishte i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ me Armela Ferkon në SYRI TV, ku komentoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kraja.

Gjatë bisedës, Ndoja u ndal tek sulmet e muajve të fundit Edi Ramës ndaj sistemit gjyqësor.

‘Këto muaj ju keni parë sulme verbale, dhunë verbale, psikologjike, presion, trysni të ushtruar nga kryeministri aktual ndaj sistemit gjyqësor. Në reagimin juridik unë kam thënë se, nuk jam në mbrojtje vetëm të atyre gjyqtarëve që ju përmendet nominalisht emri, më është përmendur dhe mua dhe pasojat që kanë ardhur pas përmendjes së emrit kanë qenë në aspektin profesional dhe njerëzor, që janë fakte të njohura publikisht.

Kjo është arsyeja që i kam bërë thirrje politikës, që të jetë shumë e kujdesshme me përdorimin e gjuhës. Duhet të jenë shumë të moderuar kur përmendin emra personash, qofshin të bandave kriminale, qofshin në pushtet, gjyqtar apo prokuror.’

Ndoja shtoi se hierarkia në sistemin e drejtësisë shpesh nuk perceptohet siç duhet nga publiku.

‘Po të pyesësh publikun e gjerë, për ata autoritetin më të madh e ka një drejtues policie, pas atij vjen një prokuror dhe më pas një gjyqtar. Por në fakt në hierarki gjyqtari është sipër dy funksioneve të mëparshme që përmenda.’

Ai vijoi duke shpjeguar se mënyra se si politika trajton gjyqtarët mund të ndikojë tek vendimet e tyre.

‘Kështu që kur flet kryeministri, një pjesë e këtyre njerëzve, për shumë arsye, ndikohen më shpejt dhe pragun e kalimit në krim e kanë më të ulët se disa njerëz të tjerë. Dhe kur ata gjykojnë, gjykojnë me modelin e tyre që përderisa i sulmon politika këta nuk kanë mbështetje.’, tha ndër të tjera në SYRI TV, deputeti i PD, Arjan Ndoja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco