Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi një debaT me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë seancës së fundit të Komisionit të Ligjeve.
Blushi ngriti akuza të rënda për politizim të procesit zgjedhor dhe për bashkëpunim me mazhorancën qeverisëse në shkeljen e standardeve të zgjedhjeve të 11 majit, që sipas tij përbën një farsë të plotë elektorale.
Ai kritikoi ashpër mungesën e masave konkrete nga KQZ për të garantuar mbarëvajtjen e procesit dhe për të parandaluar ndikimin e krimit të organizuar dhe të bandave në qendrat e votimit.
Blushi theksoi se KQZ, në vend që të vepronte si garant i votës së lirë, u bë palë me Edi Ramën, duke lejuar cenimin e të drejtave të qytetarëve dhe pengimin e rotacionit demokratik.
Ai u ndal në rastet e Vorës, ku sipas tij qendrat e votimit u morën peng nga banditë të armatosur, dhe kritikoi heshtjen e KQZ ndaj këtyre incidenteve, duke e akuzuar kreun e saj se veprimet e institucionit shërbyen më shumë për të mbështetur mazhorancën sesa për të garantuar procesin demokratik.
Deklarata e Tedi Blushit:
U bere pale me Edi Ramen per shkaterrimin e standardeve te zgjedhjeve te 11 Majit
11 maji nje farse e terror elektoral, ju me patupersi thoni se ishin sukses. Vleresimi juaj per zgjedhjet, deklarate e shkruar nga Edi Rama
Ju fyeni KQZ dhe Kuvendin duke lexuar deklaratat e Edi Rames KQZ veproi ne zgjedhje si institucion i politizuar*
Ndërkombëtarët folen troc se zgjedhjet e 11 Majit ishin të pabarabarta dhe se bandat dhe krimi i organizuar drejtoi zgjedhjet.
Zgjedhjet ishin një farsë elektorale, bandat dhe krimi i organizuar penguan rotacionin politik.
Nuk morët asnjë masë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, por u bëtë palë me Edi Ramën.
Ju bëme thirrje të reagonit për situatën në Vorë, per marrjen peng te qendrave te votimit nga bandite te armatosur, nuk reaguat.
Kush i pajisi me bexh banditët elektorale te Edi Rames në Vorë që morën peng qëndrat e votimit?
Në këto zgjedhje ishit pjesë e Task Force, së bashku me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Nuk ka asnjë rezultat per parandalimin e krimit zgjedhor, perkundrazi shërbyet si mbështetës i krimeve.Nuk pati asnjë denoncim nga ju për krime zgjedhore, nuk vepruat as në rastin e Vorës.
Cfarë mase morët për të parandaluar krimet zgjedhore?
Task Forca juaj me SPAK sherbeu vetem per te goditur politikisht opoziten
350 kuti votimi kanë dalë nga magazinat në Farkë.
A keni firmosur ju dhe a jeni në dijeni se një nga ish-deputetët e PS i ka marrë në dorëzim kutitë?
A duhet të kërkoni ndjesë pasi nuk morët asnjë masë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, por u bëtë palë, qoftë edhe me heshtjen tuaj, në shkallmimin e standardeve të zgjedhjeve?
Ku ishte KQZ në ditën e zgjedhjeve?
Duhet ti ishit përgjigjur shqetësimit të deputetëve të opozitës për situatën në Vorë.
© SYRI.net