Nga Petrit Vasili/
Tiranës i duhet njeriu që e ka çarë rrugën e jetës me krahët dhe aftësitë e tij.
Tiranës i duhet qytetari jashtë intrigave dhe bizantinizmave të politikës së ditës.
Tiranës i duhet njeriu që hallin e tjerëve e përjeton si të tijin dhe nuk pret ta thërrasin por merr iniciativën të reagojë dhe protestojë.
Për herë të parë Tirana ka mundësinë të zgjedhë një qytetar për ta bërë qytetarin e parë të saj.
Tirana ka shansin e madh që të heqë damkën e korrupsionit dhe shumë damka të tjera që i rëndojnë duke zgjedhur një qytetar të mirë dhe profesionist të talentuar që është mundësia e vetme që të themi se ka një bashki që ju hap derën qytetarëve.
Flor Binaj po i bën një shërbim të madh jo vetes së tij, por qytetit tonë të dashur kaq të betonuar, të vjedhur e të përçudnuar.
© SYRI.net