Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Muçollari: Në s’na zgjon kjo ngjarje, jemi të rënë dhe ne, shteti s'e mbron dot veten!

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Muçollari: Në s’na zgjon kjo ngjarje, jemi të rënë dhe ne, shteti s'e mbron dot veten!

12:41, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ligjvënësi demokrat Grigels Muçollari, ka ngritur dilemën se kush do të jetë në gjendje të mbrojë qytetarët, në një kohë kur shteti nuk mbron as veten e vet.

Reagimi i deputetit të PD, vjen pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit, Astrit Kalaja të hënën e 6 tetorit, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Muçollari shkruan se ngjarja e së hënës nuk është më thjesht tragjedi, porse pasqyrë e një shteti që ka humbur ndjenjën e përgjegjësisë.

Sipas Muçolalrit, teksa Rama flet për ashpërsim ligjesh, sulmon drejtësinë për të fshehur dështimet e veta.

‘Nëse kjo ngjarje nuk na zgjon, atëherë nuk është më drejtësia që ka rënë, por koncepti i se drejtës, jemi ne ata që kemi rënë’, shkruan ligjvënësi demokrat ndër të tjera.

Statusi

Kush do të na mbroje vallë?

Ka raste kur një ngjarje nuk është më thjesht tragjedi, është pasqyrë e një shteti që ka humbur ndjenjën e përgjegjësisë.

Kur dhuna ndodh aty ku duhet të mbretërojë ligji, kjo s’është vetëm krim: është shenjë se shteti nuk po mbron më as vetveten.

Në vend të reflektimit, dëgjojmë justifikime. Në vend të përgjegjësisë, propagandë.

Kryeministri flet per shpërsim ligjesh, ndërkohë qe sulmon drejtësinë për të fshehur dështimet e veta, dhe, me këtë gjuhë, ushqen armiqësinë që një ditë shpërthen në dhunë.

Por edhe ne nuk jemi të pafajshëm. Heshtim. Zëmërohemi për pak, e pastaj harrojmë, në një farë mënyre kemi humbur moralin e nje shoqërie te drejtë.

Kështu, padrejtësia bëhet pjesë e përditshmërisë.

Nëse kjo ngjarje nuk na zgjon, atëherë nuk është më drejtësia që ka rënë, por koncepti i se drejtës, jemi ne ata që kemi rënë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco