Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Ministria e Jashtme e Shqipërisë refuzon deklaratën e Serbisë: Historia nuk rishkruhet me retorikë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë refuzon deklaratën e Serbisë: Historia nuk rishkruhet me retorikë

10:56, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh keqardhje të thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë të datës 4 tetor 2025, duke e cilësuar si një përpjekje për të rikthyer hijet e së shkuarës mbi rajonin që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes.

Sipas deklaratës, akuzat dhe pretendimet e pabaza të Serbisë, duke u bazuar mbi një raport tashmë të diskredituar, hidhen poshtë me vendosmëri nga Shqipëria.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thekson se fakti që ngjarjet tragjike të vitit 1999 sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës është i dokumentuar qartë nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare.

“Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Çdo përpjekje për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorin është e papranueshme dhe bie ndesh me frymën e paqes dhe pajtimit që rajoni kërkon dhe meriton.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thekson se rajoni ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë, duke u përqendruar në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në paqe, siguri dhe prosperitet.

Shqipëria mbetet e gatshme për bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal në frymën e fqinjësisë së mirë, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco