Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e së hënës së 6 tetorit, nuk la pa sqaruar as modalitetin e regjistrimit të kandidatit, në zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, Berisha tha se modaliteti i regjistrimit do bëhet në përputhje me ligjin.
‘Porosita sot ekipin e ekspertëve dhe juristëve që të përcaktojnë se cilat do jenë modalitetet e regjistrimeve’, theksoi Berisha në përmbyllje të konferencës me gazetarët.
Unë besoj se isha i qartë, po negociohet. Ne dërguam përfaqësuesit tanë të diskutojnë me forca të tjera opozitare dhe koalicionin.
Modalitetin e regjistrimit, porosita sot ekipin e ekspertëve dhe juristëve që të përcaktojnë se cilat do jenë modalitetet e regjistrimeve.
Kjo është, do të përcaktohen në përputhje me ligjin.
© SYRI.net