Pak minuta pasi Partia Demokratike shpalli aktorin Florjan Binaj si kandidatin e pavarur që do mbështesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit për Bashkinë e Tiranës, në selinë blu është parë duke hyrë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Vizita e tij vjen në një moment të rëndësishëm për opozitën, teksa për herë të parë PD zgjedh të mbështesë një figurë të njohur të artit si përfaqësues në garën për kryeqytetin.
Prania e Mediut në selinë blu shihet si një sinjal mbështetjeje dhe bashkëpunimi mes aleatëve për ndërtimin e një fronti të përbashkët opozitar.
Më herët, kreu i PD Sali Berisha konfirmoi se kandidatura e Binajt është pjesë e strategjisë për të sjellë energji të reja dhe për të afruar më shumë qytetarë në betejën kundër qeverisë Rama.
Ndërkohë, pritet që gjatë orëve në vijim të ketë takime të tjera mes drejtuesve të opozitës për koordinimin e fushatës në Tiranë dhe në qarqe të tjera të vendit.
© SYRI.net