Kryedemokrati Sali Berisha është shpresëplotë, se aleatët dhe opozitarët do të mbështesin një kandidaturë të vërtetë dhe të pavarur.
Sipas Berishës, vendimmarrja për kandidatin Florian Binaj, erdhi pasi në unanimitet grupi negociator u dakordësua për të.
‘Shpresoj që aleatët dhe opozitarët e tjerë të mbështesin një kandidaturë që vërtetë është absolutisht e pavarur dhe përfaqëson qytetarët e këtij vendi, me shumë dinjitet’, tha Berisha.
Nuk kam komunikuar sepse janë në mision të vazhdueshëm. Po takohen me ta. Por natyrisht mbledhja u bë, kryesia e vogël e PD-së u mblodh, grupi negociator u mblodh, në unanimitet kishin këtë mendim dhe ndaj unë e gjykova që, s’ka pse ta mbajmë të fshehur, kjo është e vërteta.
Thashë të ua thosha ju.
Shpresoj që aleatët dhe opozitarët e tjerë të mbështesin një kandidaturë që vërtetë është absolutisht e pavarur dhe përfaqëson qytetarët e këtij vendi, me shumë dinjitet.
© SYRI.net