Berisha: Vendimmarrja për kandidaturat do jetë shumë e shpejtë. Çdo kandidaturë e pavarur do të vlerësohet

13:09, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për kreun e PD, Sali Berisha vendimmarrja për kandidaturat do të jetë shumë e shpejtë, pas konsultimeve me aleatët.

Në daljen për mediat, Berisha tha se çdo kandidaturë e pavarur do të vlerësohet, përfshirë edhe atë që e cilësoi ‘luftëtaren nga më të fuqishmet kundër lidhjeve të Edi Ramës me krimin, Adriana Kalanë’.

‘Por, në rast se nga shoqëria, qytetarët e Vlorës, shoqëria civile apo fusha të tjera, do të dalin kandidatura të pavarura, dhe unë di që kanë dalë, të paktën njëri më ka dërguar mua mesazh se unë dua të kandidoj, absolutisht do konsiderohen’, u shpreh kryedemokrati.

Tani, partia është parti dhe në çdo rast, ajo ka kandidatura.

Ka kandidatura. Edhe ne këtu kishim kandidatura, Adriana Kalanë, një luftëtare nga më të fuqishmet kundër lidhjeve të Edi Ramës me krimin.

Kishim Klevis Balliun, një nga deputetët më aktivë dhe një nga personalitetet më aktive të PD.

Kishim Edi Palokën, një shtyllë të PD dhe opozitarizmit.

Mund të kishte edhe të tjerë nga partia.

Dhe ne, përkundrazi kemi vetëm vlerësimin më të madh për ta.

Por, në rast se nga shoqëria, qytetarët e Vlorës, shoqëria civile apo fusha të tjera, do të dalin kandidatura të pavarura, dhe unë di që kanë dalë, të paktën njëri më ka dërguar mua mesazh se unë dua të kandidoj, absolutisht do konsiderohen.

Unë nuk mund të them se cili do jetë vendimi...

Vendimmarrja do jetë shumë e shpejtë.

Koha është kohë. Nuk ka diskutim që do diskutojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco