Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ Berisha: Aleatëve tanë u paraqesim kandidaturën e Florjan Binajt

12:46, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryedemokrati Sali Berisha zyrtarizoi emrin e Florjan Binajt, si kandidaturë e vlefshme përballë socialistes Ogerta Manastrirliu përballë vendoreve të pjesshme në Tiranë, që do të mbahen më 9 nëntor.

Në një dalje për mediat nga selia blu, lideri i opozitës tha se grupi i mandatuar nga PD do t’u paraqesë aleatëve, sugjerimin për të mbështetur atë që e cilësoi si luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë dhe komunikatorin e talentuar, Florjan Binaj.

‘PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, Florjan Binaj’, u shpreh Berisha.

Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj.

Berisha e cilësoi Binajn si një "personalitet të shquar të artit, luftëtar të paepur të kauzave të drejta dhe komunikator të talentuar".

Aktori gëzon një reputacion të gjerë dhe përfaqëson më së miri qytetarët e Tiranës, duke qenë se prej vitesh ka qenë një figurë qendrore në emisionet më të ndjekura në vend, tha Berisha.

Ai theksoi gjithashtu angazhimin e Binajt në kauza qytetare dhe rolin e tij në emisionin investigativ "Piranjat"

“Florian Binaj së bashku me ekipin e tij janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit," u shpreh Berisha duke shtuar se ishte Edi Rama dhe Fuga që e hoqi nga ABC Neës pasi e ‘kishte tmerr’ ndërsa  SYRI pati kurajën që i dha hapësirën për Piranjat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco