Këshilli i Legjislacionit u mblodh në lidhje me kërkesën e PD-së, për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi duke e akuzuar për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.
Mbledhja nisi me debat.
PD kërkoi që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi të ishte prezent për të hapur mbledhjen e këshillit ashtu siç e do tradita.
“Tradicionalisht është hapur nga kryetari i Kuvendit. Nuk ka konflikt interesi.Ai vazhdon të jetë kryetari i kuvendit. Edhe shkeljet për të cilat është kërkuar shkarkimi ka të bëjë me administrimin e seancës dhe Kuvendin’ tha deputeti i PD.
Deputetët e maxhorancës mbrojtën Peleshin,
"Nëse do të ishte i pranishëm në mbledhje do të ishte në pozitën e konfliktit të interest’ tha Xhafaj.
Deputeti demokrat Ivi Kaso parashtroi kërkesën për shkarkimin me argumentin se dhunoi kushtetutën dhe u mohoi të drejtën e fjalës. Solli në vëmendje dy seancat e Kuvendit 12 dhe 16 shtatorit.
PS kërkoi kohë për të shqyrtuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e Peleshit, dhe mbledhja u shty dhe do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.
“Po kërkohet shkarkimi i kryetari të kuvendit, është normale për mazhorancën të marrë kohën e saj, të japë argumentet saj, por mbi të gjitha me frymën e mirë për të bindur njëri tjetrin. Do kërkoja kohë për njohjen e dokumenteve, apo kërkesës, për të paraqitur pozicionin tonë dhe do propozoja ta bëjmë mbledhjen javës tjetër, çështja të futet në rend dite”, tha deputeti i PS, Damian Gjiknuri.
Kërkesa e PD-së
Këshilli do të diskutojë mbi pretendimet e Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë zyrtare për shkarkimin e Niko Peleshi, duke e akuzuar për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Në kërkesën e adresuar Këshillit për Legjislacionin, demokratët pretendojnë se Peleshi, që prej zgjedhjes më 12 shtator 2025, ka drejtuar seancat plenare në kundërshtim me normat kushtetuese, duke mohuar të drejtat e opozitës dhe duke treguar “njëanshmëri të hapur politike”.
Sipas PD-së, në seancën e 16 shtatorit, Peleshi ka thirrur mbledhje në kundërshtim me afatet e përcaktuara në Kushtetutë dhe Rregullore, duke lejuar miratimin me procedurë të përshpejtuar të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, pa respektuar kohën e nevojshme dhe pa i dhënë fjalën deputetëve të opozitës.
Gjithashtu, opozita e akuzon Peleshin se në seancën e 18 shtatorit nuk lejoi Kryeministrin të paraqiste programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave sipas rregullores, si dhe u mohoi deputetëve të drejtën e pyetjeve dhe debatit parlamentar.
Po ashtu, demokratët kërkojnë nga Këshilli për Legjislacionin që të nisë menjëherë procedurat për shkarkimin e Peleshit, duke theksuar se ai ka “përdhosur parlamentarizmin dhe minuar funksionimin demokratik të Kuvendit”.
© SYRI.net