E ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka qene Brisida Shehaj, Eksperte ekonomie.
Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ajo ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Ka folur edhe për situatën e rëndë në të cilën ndodhet ndërtimi me çmime që kalojnë çdo limit.
Brisida Shehaj: Testi Piza që tregon që ne jemi të fundit, tregon se ne po rrisim analfabetë po rrisim injorantë dhe po kriminalizojmë rininë, ndërkohë që duhet ti kishim njerëzit e arsimuar. Kjo është ajo që unë mendoj të bëjmë ne që kemi zë, duhet ta bëjë opozita dhe duhet të bëjë e gjithë shoqëria civile e jona, por nuk flas për Shoqërinë civile OJF, por flas për shoqërinë civile e që janë njerëz që e duan vendin e tyre.
Është e kotë Flavio që ne vazhdojmë të bëjmë analiza. Zotëria atje nuk e di profilin e tij, flas, çfarë shkolle ka mbaruar apo çfarë profesioni ka patur deri sa ka hapur këtë biznes. Por ishte brilant. Dhe një njeri që ishte në terren gjithë ditën.
Flavio Qarri: Çmimet e referencës po ndryshojnë dhe duket sikur shteti është aksioneri i këtyrë grupeve kriminale, pra duke përligjur…
Brisedida Shehaj: Po duhet mbajtur në këmbë skema. Pra fiktivisht është Edi Rama me referencën që do të të detyrojë të mbajë këtë skemën, sepse ky është çmimi minimal ky që e caktoj unë. Por nuk ka….ke parë ti që ai i çmimit të dalë dikush e të bëjë një analizë e të thotë po,s e kaq e ka për metër katror taksa se kaq e ka hekuri se kaq e ka betoni dhe kjo çmenduri që pronari i tokës i merr atij 40 -45 për qind. Sepse 45 për qind e pallatit apo resortit e ka marrë pronari i tokës, shto taksën e 8 për qindshit. Sa i shkon kostoja atij ndërtuesit. Por ne nuk e kemi parë që shteti të ketë bërë një transparence e të thotë që kostoja është kaq. Sepse kostoja njësoj është, ndërtimi pa taksën. Njësoj është si në Tiranë si në Durrës. Unë nuk e di që në Durrës betoni të kushtojë më lirë. Por as nuk kemi zinxhirin që të kemi bërë kostimin se sa reale janë edhe këto çmimet e hekurit. Se ne nuk kemi bërë çmimet e ushqimeve. Kjo është një mënyrë për të mbajtur skemën siç thotë ai që kaq janë çmimet ne Shqipëri.
© SYRI.net