Rama mbrojti Ilir Rusmalin, Berisha e nxjerr blof : Ish ministrin e shkarkova për korrupsion!

Rama mbrojti Ilir Rusmalin, Berisha e nxjerr blof : Ish ministrin e shkarkova për korrupsion!

09:58, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, pas mbrojtjes së këtij të fundit që i bëri Ilir Rusmalit, këshilltarit të Presidenti Bajram Begaj për dekretin e  zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashkitë e vendit, përfshirë edhe Tiranën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka përgënjeshtruar Ramën, duke i kujtuar këtij të fundit shkarkimin e Rusmalit për korrupsion, asokohe në postin e Ministrit të Drejtësisë.

Sipas Berishës, Rusmalit iu komunikua largimi i menjëhershëm pasi tentoi të bënte pazare në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për llogari të vëllait të tij.

‘Shkarkoi jashtë kompetencës së tij ligjore drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, i cili kishte refuzuar t’i japë tenderin vëllait të Ilirit dhe e kishte regjistruar kërcënimin, që ai i kishte bërë në emër të vëllait ministër. Pasi iu komunikua shkarkimi, ai u largua me dorëheqje’, shkruan Berisha në statusin e tij në platformën sociale, Facebook.

Stausi

Mashtrim ordiner! E vërteta është: Ilir Rusmajli është ministri i shkarkuar pikërisht për korrupsion. Atij ju komunikua vendimi i prerë për largimi e tij nga detyra sepse shkarkoi jashtë kompetencës së tij ligjore drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, i cili kishte refuzuar t’i japë tenderin vëllait të Ilirit dhe e kishte regjistruar kërcënimin që ai i kishte bërë në emër të vëllaiot ministër. Pasi ju komunikua shkarkimi ai u largua me dorëheqje. Kurse Drejtori i përgjithshëm i burgjeve qëndroi në detyrë dhe u falenderua për qëndrimin e tij antikorrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco