Nga Çim Peka
Maskat ranë.
Politika është eksperiencë dhe parim!
Në fillim i thanë: "Nuk ke kandidat, nuk të pranon askush."
Tani i thonë: "Janë ofruar shumë kandidatë, nuk është serioze."
Duhet "A-politik" dhe jo nga PD, i thanë, që të mbështesim, me shpresën se nuk do pranonte dhe të thoshin sërish: "Fajin e ka Saliu!"
U pranoi propozimin, tani nuk dinë çfarë të bëjnë, sepse ata nuk donin të mundnin Ramën, donin të bënin fajtor Saliun.
Edhe brenda PD-së, u tha "PO" atyre që thonin: "Na do populli, por nuk na kandidon Saliu." "Nuk jemi gati tani, jemi në 2027," u përgjigjen pasi nuk morën refuzimin që deshën nga Berisha për të thënë sërish: "Fajin e ka Saliu."
Si përfundim, Sali Berisha ka gabime boll, por serioz e usta i politikës është padiskutim. Ju nxori zbuluar: Ju nuk doni të mundni Ramën, ju doni të thoni: "Fajin e ka Saliu!"
Edhe thoni nuk është regjim, por duhet rinovuar PD, edhe keni frikë nga "Luleshtrydhja," një idiote që nuk e llogarit askush përveç trafikantëve të ilaceve.
Ndajeni mendjen: Është regjim dhe nuk bëhet garë, apo nuk është regjim?
Ja, Saliu u tërhoq dhe ua la në dorë ta sfidoni Ogertën e Ramës, kandidaturën më të dobët. Madje duke ju vënë dhe mbështetësit dhe PD-në në dispozicion. Mundeni Ogertën, mëqe nuk është regjim dhe nuk bëni lojën e Ramës...
Maskat ranë!!
© SYRI.net