Berisha: Altin Dumani përpiqet të zgjasë mandatin dhe fal paratë e vjedhura të Veliajt

Berisha: Altin Dumani përpiqet të zgjasë mandatin dhe fal paratë e vjedhura të Veliajt

21:37, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani se ka bërë përpjekje për të zgjatur mandatin e tij në krye të institucionit të lartë të akuzës në vend. I ftuar në opinion ai u shpreh se Berisha akuzoi Dumanin se ka amnistuar paratë që Erion Veliaj ka vjedhur me Edi Ramën, duke u shprehur se ky veprim ka qenë i motivuar nga dëshira për të siguruar një mandat të dytë.

Berisha e cilësoi Altin Dumanin si "pengmarrës pa ligj dhe moral", duke i kërkuar llogari për fshirjen e akuzave ndaj të fortëve të pushtetit. Ai gjithashtu theksoi se për këtë arsye, Veliaj është ende në burg për "djegësin e Tiranës", duke sfiduar të gjithë procesin e drejtësisë dhe duke e lidhur me qëllimin e Dumanit për të mbajtur pushtetin dhe mandatin e tij.

'Veliaj paratë që ka vjedhur me Edi Ramën i ka të amnistuara nga Altin Troplini. Për çfarë është Veliaj në burg? Për djegësin e Tiranës,

Altin Troplini, ky pengmarrës pa ligj dhe moral. Pse i fali ai këta? Edi Ramën, Olsi Ramën, Lubi Ballukun. I fali se donte mandat të dytë.

Nuk ka mandat të dytë, është hapur gara Kush e deklaroi? E deklaroi përfaqësuesja e SHBA-ve. Gjatë dy viteve jam detyruar ta denoncoj të paktën 10 herë për përpjekjen e tij puçiste për të ndryshuar mandatin e tij. Kapte Ulsi Manjën…Po po, i thoshte Ulsiu, më duhet një çantë LV.

E di se dhurohen ato… LV I thotë Ulsi Manja….'-shprehet kreu i PD

Në një moment, Berisha shprehet për Dumanin: “I mori peng këta që të zgjasë mandatin”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco