Vendoset: Mbledhje e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë në vjeshtë

Vendoset: Mbledhje e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë në vjeshtë

11:53, 25/07/2017
A+ Aa A-

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në vjeshtën e këtij viti në Pogradec.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, i cili po zhvillon sot një vizitë në Tiranë.

"Në vijim të takimit të Triestes, - tha Bushati, - ne sot ramë darkord për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona vjeshtën e këtij viti në Pogradec. Ky do të jetë një zhvillim i ri në marrëdhënien ndërmjet dy vendeve tona dhe do të krijohet mundësia që përmes këtij mekanizmi të prioritizojmë sektorët e bashkëpunimit për të lehtësuar në këtë mënyrë realizimin e projekteve strategjike që do të sigurojnë financimin përmes kombeve europiane dhe ndërkombëtare"

Kryediplomati Dimitrev nga ana e tij, deklaroi se "ne i gëzohemi takimit të ardhshëm, po ashtu edhe nënshkrimit të deklaratës së Adriatikut, që do të mbahet këtu në Tiranë, në qytetin tuaj e do të ketë shumë domethënie për ne si vendi i 30, anëtar i NATO-s."

I pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria ka ndonjë çështje të hapur me Maqedoninë, Bushati deklaroi se Shqipëria nuk ka ndonjë çështje të hapur me Maqedonië, por kërkon vetëm angazhim, bashkëpunim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni25/07/2017 16:00

Me keto mbledhjet e perbashketa mos pyet. Sic bene edhe me Kosoven! Nje verr ne uje. Thjesht show mediatik.

U25/07/2017 14:48

Fillojnë provat gjenerale të krijimit të Republikës së re Federale të Jugosllavisë. Suksese n? jetë bee beee beeeee

krasasi tp25/07/2017 14:37

Keshtu e filluat edhe ne mandatin e pare. Do banit mbledhje te perbashketa me qeverine e Kosoves.Cfare u arrit?.Kete mbledhje te perbashket e menduat vete, apo ua rekomandoji z.Vucic kryeministri i Jugosllavise se Re.

Shto koment

Denonco