Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit! PD në Parlament për të denoncuar kapjen e shtetit nga krimi

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit! PD në Parlament për të denoncuar kapjen e shtetit nga krimi

07:20, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot, më 12 shtator, zhvillohet seanca e parë e Legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë, që del nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe shënon hapin e parë të punës së parlamentit të ri për katër vitet e ardhshme.

Për PD-në hyrja në parlament është të një domosdoshmëri për të denoncuar hapur kapjen e shtetit nga krimi dhe për të mos lejuar që Rama të “gëzojë mandatin e katërt”, duke luftuar korrupsionin dhe trafikun e drogës, ku qeveria ka shpërdoruar miliarda euro. 

" Duhet të jemi fare i hapur me demokratët dhe demokratet, se vendimi i kryesisë për të hyrë në parlament, nuk është një vendim i lavdishëm dhe se jo të paktë janë ata demokrate e demokratë që kanë shkrirë dhe shkrijnë të gjithë energjitë e tyre në mbështetjen tonë, të cilët me mesazhe dhe në mënyra të ndryshme kanë shprehur pakënaqësi me vendimin e kryesisë. Për mua, nuk kishte asgjë të papritur sepse të hysh në një narko-parlament, ku kartelet e drogës janë më të përfaqësuara se kurrë, ku grupin e partisë së krimit e kryeson njeriu që me dokumente ka porositur vrasje." tha dje Berisha në mbledhjen e kryesisë.

Berisha theksoi se prezenca e opozitës në parlament është jetike për të kundërshtuar regjimin dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Opozita do kërkojë një komision hetimor në lidhje me çështjen Mcgonigal pasi kjo aferë sipas tij është kthyer në një skandal ndërkombëtar si dhe për farsën elektorale të 11 majit. 

Grupi Parlamentar i PD i dha sërish besimin Gazment Bardhit si kryetar grupit, Belind Këlliçit dhe Tomorr Alizotit si nënkryetar dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar i Kuvendit. 
Sot do të përcaktohen dhe përfaqësuesit e opozitës në komisionet parlamentare. 

Çelja e Kuvendit

Në Kuvend kanë nisur përgatitjet për seancën inauguruese të ditës së premte.

140 deputetët e legjislaturës së 11 do të hyjnë në Parlament paradite, teksa i mirëpresin rojet ceremoniale dhe himni kombëtar. Deputeti Llajo do të çelë seancën konstituuese dhe do të ngrihet një komision për verifikimin e mandateve.

Ai do të shqyrtojë dosjet e deputetëve të sjella nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, proces ky me natyrë burokratike. Derisa komisioni të bëjë punën e tij, deputetët e rinj do të largohen dhe do të rikthehen pasdite.

Në pjesën e dytë të seancës plenare, drejtuesi Llajo do të thërrasë një nga një emrat e 140 deputetëve për t’u betuar.

Më pas, mazhoranca socialiste do të propozojë emrin për kryetar Kuvendi, i cili u mësua një ditë më parë (11 Shtator) dhe është Niko Peleshi.

Komisioni do të shpallë kryetarin e zgjedhur të Kuvendit dhe në këtë moment, Llajo do t’i lirojë vendin drejtuesit të vërtetë të Parlamentit, i cili do të mbajë fjalën zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco