Sot vendoset fati i qeverisë 'Rama 4' ! Ja pse dha dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

10:50, 11/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama pritet të njoftojë sot emrat e kabinetit ‘Rama 4’. Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së Rama do të zbulojë emrat e ministrave të kabinetit qeveritar.
Ka pasur emra të përfolur dhe janë diskutuar shumë se cilët do të jetë fati i disa prej ministrave të qeverisë Rama 3, apo do të bëjë një ndryshim rrënjësor.

Po sot, Rama do të zbulojë edhe emrin e numrit 2 të qeverisë, postin e zv.kryeministrit, si edhe kandidaturën për Kryetar Kuvendi dhe kreun e grupit të PS. 

Pas mbledhjes në Asamblesë, po në Pallatin e Kongreseve, kryesoacialisti Rama do të mbledhë grupin parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Nga ana tjetër, në kampin blu, edhe demokratët në 13:00 do mbledhin grupin.

Nesër hapet legjislatura e re e Kuvendit. Nuk dihet nëse Rama do vijojë ti besojë Elisa Spiropalit këtë post apo do të jetë një emër tjetër.

Ndërkohë lëvizjet Brenda PS-së kanë nisur. Një ditë më parë kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dha dorëheqjen.

Përflitet që presioni ndaj Dredhës për të firmosur një leje për parkun fotovoltaik në Kaninë kanë sjellë dhe dorëheqjen e tij, informon gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta.

Ndërkohë Rama ende nuk ka vendosur nëse do e kalojë Tiranën në zgjedhje, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj është i akuzuar nga SPAK për një sërë veprash penale: korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim

Lexo dhe: Zgjedhje të parakohshme në Tiranë/ Rama zyrtarizon largimin e Veliajt: Manastirliu, kandidatja e PS


Kabineti aktual 'Rama 3'
Edi Rama kryeminister
Belinda Balluku- Zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Blendi Gonxhja-Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Adea Pirdeni- Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Igli Hasani-Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Pirro Vengu- Ministër i Mbrojtjes
Ervin Hoxha-Ministër i Brendshëm
Petrit Malaj- Ministër i Financave
Ulsi Manja-Ministër i Drejtësisë
Ogerta Manastirliu- Ministre e Arsimit dhe Sportit
Albana Koçiu- Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Anila Denaj-Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Delina Ibrahimaj- Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Taulant Balla-Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
Arbjan Mazniku- Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Bora Muzhaqi- Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco