Jo vetëm në Gjyqet e përfaqësuesve të opozitës zgjidhet gjithmonë Irena me tre mbiemra. Por edhe në gjyqet e ish bashkëpunëtorëve të Ramës që denoncojnë këtë të fundit dhe qeverinë e tij i bie me short që ti gjykojë Irena Gjoka.
Rastësi, duhet të jetë, “Afërmendsh”.
Shorti ka caktuar Irena Gjokën në një tjetër çështje me polemika “Dosja Buka”, ku akuzohet ish zv kryeministri Arben Ahmetaj.
Sipas njoftimit nga GJKKO, paska qenë “shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Irena Gjoka, e cila do marrë në shqyrtim gjyqësor dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj”.
Në seancë paraprake, çështja u shqyrtua nga Erjon Çela, i cili vendosi kalimin e dosjes për gjykim.
Në kërkim që prej muajit korrik të vitit 2023 për akuzën “shpërdorim detyre”, nën dyshimin se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm në vlerën e 7 miliardë lekëve.
© SYRI.net