Qeveria e Rilindjes ka hapur një tjetër front të rrezikshëm kundër jetës, familjes dhe shoqërisë shqiptare. Në draftin e ri të Kodit Penal, i cili po përgatitet nga grupi i punës i drejtuar nga Arben Rakipi, është parashikuar depenalizimi i prostitucionit dhe eutanazisë, një hap që konsiderohet nga opozita si legalizim i krimit dhe goditje e drejtpërdrejtë ndaj vlerave njerëzore.
Deputeti i PD, Tritan Shehu, në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, paralajmëron se ky projekt është krim kundër jetës dhe shënon një kthesë të rrezikshme drejt një mentaliteti “nazist” e “antinjerëzor”.
“Eutanazia është vepër penale në shumicën dërrmuese të vendeve të botës, ndërsa aty ku lejohet ka rregulla jashtëzakonisht të rrepta. Por Rilindja kërkon ta fusë fshehurazi, si skuthat, në Shqipëri”, shkruan ai.
Shehu thekson se qeveria, në vend që të forcojë shërbimin shëndetësor, kujdesin ndaj të moshuarve, qendrat e reabilitimit dhe kujdesin paliativ, zgjedh të marrë mbi vete përgjegjësinë kriminale të “heqjes së jetës”. Paralelisht, sipas tij, kjo është në linjë me të gjitha tentativat anti-familje e anti-shoqërore të Rilindjes: zgjerimi i abortit, uterus me qira, futja e ideologjisë së “gender” në shkolla dhe tani eutanazia.
“Është një filozofi kriminale majtiste që shkatërron familjen, godet jetën dhe hap dyert për abuzime të tjera makabre, përfshi tjetërsimin e pronave dhe rritjen e krimit,” paralajmëron ai, duke e quajtur këtë draft “diametralisht të kundërt me parimet e Hipokratit dhe çdo normë morale”.
Qeveria, në vend që të investojë për të shpëtuar jetë, sipas Shehut, po përgatitet t’u marrë jetën më të dobtëve të shoqërisë – të moshuarve, të sëmurëve dhe atyre që kanë më shumë nevojë për mbrojtje.
Postimi i plotë i Shehut:
Dekriminalizimi i eutanazise eshte legalizimi i saj!
Krim kunder Jetes i Rilindjes me Kodin e ri penal!
Ne ate draft te qarkulluar si skuthat qenka edhe “dekriminalizimi” i eutanazise, pra legalizimi i saj!
Guxim e pergjegjesi te madhe kerkon te marre mbi vehte sekti i Rilindjes, i pjeses me te eret e eksreme te nje majtizmi populist!
Eutanazia quhet veper penale ne shumicen dermuese te vendeve te Botes.
Dhe ne ato pak vende ku realizohet, kryhet nen rregulla shume strikte.
Krahas tentativave anti familje, anti jete e anti shoqeri te kesaj Rilindje…
Paralelisht me perpjekjet per te futur ne Shqiperi vepren kriminale te “uterusit me qera”, zgjerimin e abort…
Per te shkaterruar themelin e shoqerise e familjes te lidhur me “gjinine”, burrin dhe gruan…
Per te goditur femijet me futjen e koncepteve anti natyre “Gender” qe ne shkolla…
Kerkohet te goditet edhe jeta ne kuptimin fizik me eutanazine.
Ne vend qe te mendohet per kujdesin ndaj te moshuarve, ngritjen e qendrave dinjitoze te mbeshtetjes e jeteses se tyre…
Ne vend qe te perpiqet kjo qeveri ne luften per diagnostikimin e hershem e mjekimin bashkekohor te semundjeve renda si kanceri, auto imunet, degjenerativet etj..
Ne vend qe te ngrihen ne Shqiperi qendra reabilitimi per keta te semure…
Ne vend qe te ngrihet nje sherbim social per tu sherbyer edhe ne shtepi ketyre moshave e pacienteve…
Ne vend qe te egzitoje realisht Kujdesi Paliativ ne nivel vendi…
Kerkohet tu merret dhe jeta ketyre grupeve tashme te gjera te popullesise!
Cinike, mentalitet nazist, jashte parimeve njerezore.
Ndesh dhe me idealet e sherbimit tone shendetesor.
Diametralisht e kundert kjo me parimet e medha te Betimit te Hipokratit.
Nje mundesi me shume per krimin, tjetersimin e pronave etj kjo.
Nuk e mendoja se kjo filozofi majtiste kriminale mund te shkonte kaq larg me Rilindjen!
© SYRI.net