VIDEO/ Shërbëtori i Edi Ramës - Arben Rakipi: Gazetarët duan vetë të futen në burg

13:04, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deklarata e bërë nga Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, në tryezën për prezantimin e draftit të Kodit të Ri Penal, ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin mediatik.

Në qëndrimin e tij, Rakipi u shpreh kundër përjashtimit të gazetarëve nga ndjekja penale për shpifje, duke sugjeruar se ata vetë kërkojnë të përfundojnë në burg.

Arben Rakipi: Më duket... e para që cënon barazinë e njerëzve përpara ligjit dhe e dyta më duhet të pyes edhe gazetarët, sepse duke i përjashtuar ata nga penalizmi për shpifje, personalisht më duket sikur u jepet atyre licenca për të shpifur.

Apo  më keq akoma, që përmban gjykimin që ata shpifin. Në fakt nuk është kështu...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco