'Padi penale ndaj Sorosit në SHBA'/ Çollaku: Rama dhe Veliaj kthyen Shqipërinë në bazë të ndikimit të tij

20:00, 28/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në një intervistë për Syri TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Basir Çollaku komentoi zhvillimet më të fundit në SHBA, ku presidenti Donald Trump ka ngritur një padi penale ndaj fondacionit Soros.

Çollaku e lidhi këtë me situatën në Shqipëri, duke ngritur pyetjen nëse hetimi ndaj ndikimit të fondacionit duhet të shtrihet edhe në vendin tonë. Ai bëri akuza të forta ndaj qeverisë dhe drejtuesve të saj, duke theksuar ndikimin e Soros në institucionet shqiptare dhe në reformën në drejtësi.

“Rikthimi i këtij ligji federal për t’i bërë një padi penale fondacionit Soros, ka të bëjë me atë që ne e quajmë këtu ligjin antimafia. Ne kemi këtë hallkë juridike në këtë luftë, pra aty ku ndodh teorikisht, sepse praktikisht jemi ku thërret qameti. Është një luftë me forca të shtuara policore, ushtarake.

Pyetja është nëse ky ligj federal do të mbërrijë në Shqipëri. Unë mendoj se po. Fondacioni Soros në Europë, bazën, qendrën, selinë e kishte në Tiranë. Edi Rama më herët, prapë bashkë me të burgosurin Erion Veliaj, shurdhonin veshët shqiptarëve çdo ditë me fjalën ‘vëllai im’.

Ata bënin veprime konkrete dhe prodhuan një institucion që ia vunë emrin drejtësi dhe reformë, për të kontrolluar gjithë pushtetin përmes saj. Këtë gjë ia dhanë në dorë Edi Ramës. Në Ballkan qeveriste çdo gjë, në Europë eurodeputetët në listën e Sorosit paguheshin me shumicë. Gjithë u bë për të futur në dorë ekonominë dhe drejtësinë e këtyre vendeve.” – tha Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco