Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

SYRI TV/ Veliaj kërcënon Edi Ramën nga qelia, paralajmërimi në rrjetin social TikTok

15:48, 26/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Veliaj “kërcënon” nga qelia: “Kur të flas, do të jetë lajm i fundit”

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka lëshuar sërish një mesazh kërcënues nga qelia, duke paralajmëruar se do të flasë publikisht. Mesazhi i fundit i Veliajt është shpërndarë në rrjetin social TikTok, një platformë që është mbyllur më herët me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Mezi po pres të flas. Kur të flas, do të jetë lajm i fundit,” shprehet Veliaj në videon e postuar, të cilën e shoqëron me mbishkrimin:
“Mezi po pres, se ju e dini: kur flas, unë flas shumë.”

Ky paralajmërim është interpretuar nga analistët dhe mediat si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama, në një kohë kur Veliaj vazhdon ta cilësojë arrestimin e tij si një “eleminim politik”.

Në një tjetër mesazh të publikuar më herët, Veliaj ka shprehur se është i burgosur politik dhe ka ngritur akuza për një proces të motivuar politikisht, duke shkruar:

“Kush është Nesti Angoni dhe për sa politikanë me letra anonime është bërë ky vetting 20-vjeçar, si në rastin tim? A po përdoret ky hetim dhe persekutim mbi mua si një eleminim politik, për t’u kthyer në standard të ri për këdo që shënjestrohet?”

Veliaj rendit në mesazhet e tij disa projekte madhore ku, sipas tij, ka pasur vendimmarrje të përbashkët me Edi Ramën, duke përmendur: inceneratorin e Tiranës, Teatrin Kombëtar, Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Stadiumin “Air Albania” dhe të tjera.

Deklaratat e fundit vijnë në një klimë politike të tensionuar, ku brenda vetë Partisë Socialiste, Veliaj ka qenë shpeshherë i përfolur si pasues i mundshëm i Edi Ramës në krye të partisë dhe qeverisë. Arrestimi i tij është cilësuar nga mbështetësit si një goditje e qëllimshme, ndërsa reagimet zyrtare nga PS kanë qenë të vakëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco