Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Berisha: Gazment Bardhi e ka kryer me dinjitet detyrën. Do jetë grupi që përcakton se kush do jetë kryetari i grupit

13:41, 26/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD, Sali Berisha, në një prononcim për median, vlerësoi kontributin e Gazment Bardhit në krye të grupit parlamentar, duke theksuar se funksionet në Partinë Demokratike përcaktohen përmes proceseve demokratike dhe respektimit të rregullave të brendshme.

“Unë nuk po prononcohem mbi vendimmarrjen, sepse kjo është në dorën e grupit parlamentar, por mund të them qartë se Gazment Bardhi e ka kryer me dinjitet dhe përgjegjësi detyrën e tij,” tha Berisha.

Ai shtoi se të gjitha funksionet në PD do të përcaktohen në vazhdim përmes procedurave të rregullta dhe transparente.

Fjala e tij:

Në vazhdim. PD do i ketë në vazhdim proceset.

Do i përcaktojë grupi të gjitha...
Unë nuk po prononcohem, por unë kam vlerësim qartësisht për detyrën që Gazment Bardhi ka kryer si kryetar grupi.
Por një gjë, funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike.
Ka rregulla aty dhe do zbatohen ato rregulla.
Por Gazment Bardhi, meqë po më pyet mua, gjykoj se e ka kryer me dinjitet dhe e përmbush me dinjitet atë detyrë.
Do jetë grupi që përcakton se kush do jetë kryetari i grupit...
A ka mundësi që sekretin e votës të ma respektosh? Të vetmen gjë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco