Nga Tritan Shehu/
Ai “fshihet” mbas historisë për të fshehur diskriminimin ndaj Permetarëve, Kelcyriotëve etj.
Dje Rama evokon vlerat historike të Urës Dragotit.
Ok, ashtu është, por ashtu do të fliste drejtori i monumenteve të kulturës, qoftë dhe Lubi Kumbaro nqs nuk do të ishte deputete e asaj zone.
Jo një Kryeministër që do përpiqej për zhvillimin ekonomik, transportin, turizmin, lehtësimin e jetës e levizjes së qytetarëve.
Ajo urë, së bashku me atë të Leklit, janë ndërtuar në vitet 30-të, me trasenë e asaj rruge, që vazhdon për Këlcyrë, Përmet, Tre Urat….
Dhe ka mbetur e tillë, megjithë ndryshimet rrenjësore për atë zonë e vendin në tërësi.
Tashti ajo është një rrugë nacionale që lidh dhe me Greqinë, e të çon deri në Korçë.
Megjithatë Rama e ka lënë të tillë, jashtë çdo standarti në gjerësi pothuajse për një makinë, devijimet, kthesat, rreshkitjet e dherave, rëniet e pemëve, gurëve mbi atë, në pasigurinë e saj të plotë.
Ura Leklit dhe ajo e Dragotit janë po ato, veçse për një makinë, të pa sigurta, të vetmet nga mund të kalohet.
Rama perpara se të flasë për vlerat historike të Urës së Dragotit, duhet të shpjegojë pse mbas gjithë këtyre viteve të qeverisjes së tij, mund të mburret vetëm me vlerat historike të prej viteve 30-të!
Deshtim i plotë ky, perbuzje e thelle kjo, për ata banorë e zhvillimin në terësi!
Ai jo vetem që nuk e realizon, por as përmend projektin modern të asaj rruge, që duhet të hynte nga Tepelena ne Luginën e sipërme të Vjosës përpara Leklit me një urë 300 m të gjatë, kalimit më tej të saj në anën e djathtë të atij lumi, me të gjitha parametrat e urave dhe të një rruge nacionale, deri tek Tre Urat!
Dhe kërkon të mjegullojë këtë të vertetë tragjike me atë çfare kanë ndërtuar të tjeret ne vitet 30-të.
Ndersa Lubi Kumbaro, që veçse ka mbytur Vjosën me plehra, naftë, qytetarët me tymin e zi të mbetjeve, as mund të flasë për zhvillimin real të asaj zone.
Kjo është Rilindja!
© SYRI.net