Sot do të sjellim të tjera fakte rreth gazetarit që qelb erë Mero Baze dhe djalit të tij Regon Baze.
Pas zbulimit të hotelit dhe truallit të blerë me një çmim qesharak në një nga perlat e turizmit në Shqipëri, në Ksamil, pas zbulimit të një godine 10 katëshe buzë detit Jon (një denoncim i bërë nga Sekretari i Përrgjithshëm i PD-së Flamur Noka), sot do të sjellim se si përmes shantazhit dhe gjobëvënies, Mero Baze dhe djalit i tij kanë përfituar apartament dhe garazh.

Pallati 10 katesh buze detiti Jon
GJOBA NDAJ BIZNESIT
Mero Baze në prill të vitit 2015 publikon një shkrim në të cilin sulmon dhe akuzon Lulzim Bashën, për kohën kur ky i fundit ishte kryebashkiak, për ndërtimin e një pallati në kryeqytet.
Në artikull shkruhej: “Basha leje pallat për një pallat të paligjshmëm në bllok para se të largohet”.

Artikulli ne Gazeten Tema
Mero me sa duket ka aplikuar strategjinë e tij, sulmo biznese, godit, shantazho dhe më pas përfito pronën.
CNA ka siguruar të dhëna, në të cilat rezulton se në apartamentin e ndërtuar nga kompania “LID”, të cilën Mero Baze në 2015 e sulmonte, sot ushtron aktivitetin e bizneseve Mero Baze dhe djali i tij Regon Baze.

Regon Baze
Në godinën “LID”, të cilën Mero Baze dikur e sulmonte, gjoja në emër të parimeve të tij të gazetarisë, rezulton të ketë në pronësi një apartament dhe një garazh djali i tij, Regon Baze.
Prona apartament në emër të Regon Bazes, me një sipërfaqe rreth 100 metër katror, rezulton të jetë blerë me një vlerë fillestare rreth 100 mijë euro. Ndërsa garazhi, me një sipërfaqe 25 metër katror, rezulton në një vlerë 15 mijë euro.
Skema është e qartë, Mero Baze sulmon biznesin, ndërtuesin dhe më pas blen një apartament në emër të djalit për 1000 euro metrin katror. Ndërkohë që në atë zonë vlera e një prone është 2 deri në 3 herë më shumë.
Apartamenti në pronësi të djalit të Mero Bazes së bashku me garazhin vlerësohet nga 300 deri në 400 mijë euro.
Në prill të vitit 2020, pasi e ka sulmuar biznesin, ka blerë për “një copë bukë” apartamentin dhe garazhin, që rezultojnë në pronësi të tjalit të tij Regon Baze.
Nga të gjitha të dhënat e siguruara lindin dyshimet që kemi të bëjmë me gjobëvënie. Sulmohet një biznes, anatemohet, kërkohet t'i bllokohet leja e ndërtimit pikërisht në këtë pallat shkon dhe strehohet Regon Baze dhe babai i tij Mero Baze.
Shkrimtari dhe gazetari italian, Indro Montanelli ka thënë: Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë dhe kjo i përshtatet totalisht Mero Bazes./ CNA/
© SYRI.net