Vdekja e Artur Zhejit, reagojnë gazetarët e njohur: Trishtim

Vdekja e Artur Zhejit, reagojnë gazetarët e njohur: Trishtim

17:54, 23/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e Artur Zhejit ka sjellë reagimet e kolegëve të tij gazetarë.

Me një postim në Facebook, gazetari Çim Peka ka shprehur trishtim për largimin e një bashkëpunëtori të hershëm të tij.

Ndërsa Blendi Fevziu shkruan se ‘bashkë me të iku edhe një zë i rëndësishëm i medias’.

Gazetarin Enkel Demi, ky lajm i trishtë e ka lënë pa fjalë.

Më poshtë reagimet e gazetarëve:

Çim Peka:

Çfarë trishtimi. RIP!

Sonila Meço:

Herët shumë...

U rigjetëm tek Ora Tv në 2019-ën, shkëmbyem mendime e heshtje në një kohë të vështirë. E si në kohë të tilla, ashtu edhe në fytyrën e përkohshmërisë, kujtesa mbijeton si më e çmuara.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen e Artur Zhejit, që mbetet me dhimbjen e ikjes së të shtrenjtit, por me kujtimin e një mbiemri të ndritur.

 Blendi Fevziu:

Artur Zheji u nda nga kjo botë sot krejt papritur.

Në moshë ende të re dhe në kulm të energjive dhe të angazhimit publik.

Bashkë me të iku edhe një zë i rëndësishëm dhe autoritar i mediave e mbi të gjitha një intelektual dhe qytetar pas exelencë.

Duke e njohur prej viteve ‘80-të dhe duke bashkëpunuar për thuaj 25 vjet me të, mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik.

U prehsh në paqë Tur!

Enkel Demi:

Pa fjalë...

Më vjen shumë keq për Turin, fëmijët dhe bashkëshorten e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco