Inxhinieri i mjedisit, pedagogu Lulzim Bauman gjatë një interviste dhënë në SYRI TV, është shprehur se, një lum në Shqipëri është më i ndoturi në Europë.
Gjatë bisedës me moderatoren Eneida Ndoci në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, Bauman u shpreh se, lumi i Ishmit është më i ndoturi në Europë, ndërsa Durrësi ka bregdetin më të ndotur në Shqipëri.
‘Përveç ndotjes nga mbetjet, një problem tjetër janë dhe ujërat e zeza. Ka dhe media dhe ekspertë ndërkombëtarë që monitorojnë cilësinë e ujërave të Shqipërisë, ku automatikisht Durrësi del me ngjyrë të kuqe, ku është ndotja më masive, e nuk duhet të u afrohesh dhe jo më të lahesh aty. Kudo ku njeriu ka vendosur dorë, aty ka ndotje.
Marrim dhe rastin e Tiranës, ku ne krenohemi njëherë si kryeqyteti i të rinjve, herë si i zhvillimit dhe digjitalizimit, por ne jemi një kryeqytet pa një impiant të trajtimit të ujërave të zeza, sepse ka pasur abuzime.
Ne sot akoma shihemi si një vend i pazhvilluar, prandaj marrim ndihma ekonomike nga Gjermania.
Sot flasim për Ishmin që unë më së shumti e kam ndjekur, është lumi më i ndotur në Europë. Është një turp dhe skandal për shëndetin që ne përballemi çdo ditë’, - tha ndër të tjera, inxhinieri i mjedisit, pedagogu Lulzim Bauman në SYRI TV.
© SYRI.net